Politike

Debati në distancë me Jozefina Topallin/ Evi Kokalari: Ajo s'shkrin dot partinë e saj!

Evi Kokalari u përgjigj me ironi duke thënë se ajo nuk do asnjeri nëpër këmbë dhe pranë saj.

13 Maj 2022, 19:23 Nga DOSJA
Debati në distancë me Jozefina Topallin/ Evi Kokalari: Ajo
Jozefina Topalli dhe Evi Kokalari

TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari duket se vazhdon sherrin në distancë me ish-kryeparlamentaren, Jozefina Topalli.  E ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, e pyetur nëse e shikon Topallin si një presidente të mundshme, Kokalari u përgjigj me ironi duke thënë se ajo nuk do asnjeri nëpër këmbë dhe pranë saj, ndaj dhe presidenca do të ishte posti perfekt për të.

Kjo do të jetë shumë e mirë si presidente. Ka seriozitetin që duhet. Do ta votoja po të ishte. Ka një problem me femrat që nuk u jep dorën etj. Batutat e Jozefinës më duken si në vitin 1980. Jozefina e nisi vetë. Ajo do jetë mirë si president. Presidenti është shumë i izoluar në Shqipëri. Kjo nuk do asnjeri nëpër këmbë dhe si presidente do jetë perfekt. Mori 5 mijë firma për të hapur partinë dhe më thonë se ky është problemi. Kam dokumente që ajo nuk shkrin dot partinë e saj tani. Ajo është akoma anëtare e partisë së vet. I duhen 2/3 të votave për të shkrirë partinë. Ka individë të tjerë që duan të qëndrojnë në parti.

Gjykata ia ka rrëzuar vendimin për shkrirjen e partisë. Ajo mund të dilte shumë hapur. Mua më fillojmë dhe më dërgojnë dokumente. Ky është realitet. Kam dokumente të firmosur nga gjykata. Të njëjtën gjë bënë edhe me Lul Bashën. Nuk është se atë të Muzin me Bashën e kam lënë rehat. Nëse Basha mendon se do ngrejë kokën dhe të krijojë një parti të re, nuk e lë unë rehat,"-deklaroi ajo.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll