Politike

Sherri në Kuvend me Shehun e Spahon, Bardhi: Zoti iu ruajt mendjen! Kanë moshën e prindërve të mi

Bardhi komentoi përplasjen me Edmond Spahon dhe Tritan Shehun, duke u shprehur se ata janë në moshën e prindërve të tij dhe me ironi u shpreh se iu uron pleqëri të mbarë.

13 Maj 2022, 20:13 Nga DOSJA
Sherri në Kuvend me Shehun e Spahon, Bardhi: Zoti iu ruajt mendjen!
Pamje nga sherri në Kuvend

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka komentuar përplasjen e tij në Kuvend me kolegët, shkrurt: Zoti iu ruajt mendjen!. I ftuar në Radar Informativ, Bardhi komentoi përplasjen me Edmond Spahon dhe Tritan Shehun, duke u shprehur se ata janë në moshën e prindërve të tij dhe me ironi u shpreh se iu uron pleqëri të mbarë.

“Nuk do preferoja të komentoja veprimin e dy individëve që janë në moshë të prindërve të mi. Zoti u ruajt mendjen. Totalisht pa arsye. I vetmi koment që kam është Zoti u ruajt mendjen dhe uroj pleqëri të mbarë, jetë dhe shëndet,”- tha ai.

Përplasja ndodhi për shkak të akuzës publike që Gazment Bardhi bëri, teksa tha se vila 760 mijë euro në Lalz i përket një ish-ministri të PD, që sot është anëtar i Komisionit të Rithemelimit. Megjthatë Bardhi tha gjithashtu se ka kolegë në PD që janë peng te Edi Rama për shkak të aferave korruptive gjatë qeverisjes së djathtë.

“Nuk kam përmendur asnjë emër. Kam shtruar një pyetje për arsye etike duke qenë se se bëhet fjalë për një koleg në PD. Kam preferuar të mos bëj publik emrin. Unë personalisht kam preferuar të mos përmend emër. Emrat që ju thoni janë përmendur nga kolegët tuaj gazetarë. Unë e nxora si çështje. Është kthyer në modë në PD se kush mendon ndryshe nga Sali Berisha në PD etiketohet si i shitur. Aj pyetje ka qenë për tu kthjelluar se cili prej kolegëve se nëse thua është i shitur duhet të kesh një të dhënë se më çfarë më ka blerë. Ndërkohë që ka kolegë që realisht janë peng të Edi Rama. Një rast është ky që kam thënë. Kanë abuzuar kur kanë pasur besimin e demokratëve kur kanë qeverisur vendin,”-shtoi ndër të tjera Bardhi.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se një ish-ministër i PD-së ka një vilë që kushton 760 mijë euro pa dhënë emër. Por loja luhet mes katër emrave: Flamur Noka, Bujar Leskaj, Tritan Shehu e Edmond Spaho.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll