Politike

Ç'ka brenda telefonit? Berisha: Libraria ime dixhitale ka fakte kundër Edi Ramës, s'janë shpikje

Sali Berisha tha se në librarinë e tij digjitale ka mijëra prova dhe fakte kundër kryeministrit Edi Rama.

13 Maj 2022, 18:03 Nga DOSJA
Ç'ka brenda telefonit? Berisha: Libraria ime dixhitale ka fakte
Sali Berisha

ELBASAN- Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se ka materiale më shumë vlerë në telefonin e tij. Gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët e Elbasanit, Berisha tha se në librarinë e tij digjitale ka mijëra prova dhe fakte kundër kryeministrit Edi Rama duke shtuar se asnjë prej tyre nuk është shpikje apo sajesë.

“Është koha të sakrifikojmë diçka për dashurinë për vendin, për dashurinë për kombin dhe në mënyrë absolute gjithçka fillon këtu. Unë sot e kisha fare të lehtë, se kjo libraria ime digjitale ka faqe sa kjo sallë kundër Edi Ramës dhe qeverisë aktuale dhe ato janë të vërteta, nuk janë krijesa e shpikje, ato i dinë të të gjithë. Por si të ndryshojmë? Cila është rruga për ta ndryshuar? Janë idealet tona. Dhe në një moment kur ju u ngritët kur e patë se PD po rrokullisej, po dilte nga skena dhe e ndjetë e vendosët të rikthehet dhe e rikthyer, e rithemeluat. Në këtë stad ne realizuam atë që të paktë ishin ata që e imagjinonin dhe ne e realizuam me idealet tona, me besimin tek njëri-tjetri me dashurinë për PD dhe për vendin. Sepse vendi duhet të ketë opozitë të vërtetë. Asnjëri nga ju që nuk keni fituar asgjë këto muaj sakrifica, mundime, por e keni bërë sepse Shqipëria duhet të ketë opozitën e vërtetë sepse vetëm opozita e vërtetë fiton, vetëm ajo jep garanci për të fituar. Por tani na duhet stacion tjetër, na duhet të fitojmë çdo mendje, çdo zemër, ne nuk blejmë vota, nuk bëjmë presione, nuk frikësojmë njerëz, përkundrazi ajo çka ne ofrojmë, respekt dhe dashuri për vendin, për kombin, për individin,”-tha ndër të tjera Berisha.

Elezi dhe Berisha janë të vetmit kundërshtarë që garojnë për marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike. Zgjedhjet do të zhvillohen më 22 maj, ndërkohë që selia e PD ka që prej 21 marsit që nuk ka drejtues që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll