Politike

E kujt është “vila e Lalzit”? Bardhi shton dyshime, kërkesë Shehut: Jepi përgjigje Halim Kosovës

Gazment Bardhi i ka kujtuar kolegut të tij akuzat e bëra nga Halim Kosova gjatë kohës që ishte Ministër Shëndetësie, i cili akuzonte Shehun se i kishte ndërhyrë në një tender me vlerë 100 mijë euro, por që kërkonte t’ia jepte dikujt tjetër për 600 mijë euro.

13 Maj 2022, 19:50 Nga DOSJA
E kujt është “vila e Lalzit”? Bardhi shton dyshime,

TIRANË- Deputeti i Partisë Demkratike, Gazment Bardhi ka folur për përplasjen e fundit në Kuvend mes tij dhe Edmond Spahos. I ftuar në “Radari Informativ”, Bardhi tha se ka prova që vila i përket një ish-ministri të qeverisë së Sali Berishës, që sot është pjesë e Komisionit të Rithemelimit.

“S’kemi pse etiketojmë çdokënd si i shitur dhe i blerë. Demokratët ta shohin kush rri me Olsi Ramën. Ju e dini që unë skam bërë kurrë asnjë akuzë që s’e kam provuar. Ky është diskutim që nëse do duhet të bëhet të bëhet në ambientet e partisë demokratike. Kush do të vijë atje dhe ta pranojë. Çoni një kamera atje dhe pyesni banorët se kush banon në këtë vilë. I njëjti që ka këtë vilë rri me Olsi Ramën, nga mëngjesi deri në darkë. Ju mund të vërtetoni se kush është poseduesi i kësaj vile. Kjo s’është çështje emrash. Ka dhe të tjerë po nuk është ky thelbi i diskutimit,”- tha Bardhi.

Po ashtu, Bardhi i ka kujtuar kolegut të tij akuzat e bëra nga Halim Kosova gjatë kohës që ishte Ministër Shëndetësie, i cili akuzonte Shehun se i kishte ndërhyrë në një tender me vlerë 100 mijë euro, por që kërkonte t’ia jepte dikujt tjetër për 600 mijë euro. Deklaratë që Kosova e bëri publike.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Nëse kjo vilë ekziston në emër të dikujt tjetër, si e vërtetuat ju që i takon një anëtari të Rithemelimit?

Bardhi: Së pari unë çfarë kam patur për të thënë e kam thënë. Kam dëgjuar një koleg që do duhet të më thërrasë, prokuroria, jam i gatshëm të shkoj. Halim Kosova ka akuzuar Tritan Shehun që zoti Shehu i ka ndërhyrë që një tender që ka kushtuar 100 mijë euro t’ia jepte një tjetri për 600 mijë euro. Do të doja që të njëjtin qëndrim zoti Shehu të kishte dhe për këtë akuzë.

Xhokaxhi: A keni fakte që kjo vilë i takon një deputeti demokrat?

Bardhi: Vila i përket kolegut tim në bashkëpronësi me dikë tjetër. Për shkak të detyrës time si Sekretar i PD kam më shumë informacione se çdo tjetër.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll