Politike

Srebrenica/ Rama publikon videon nga mbledhja e OKB: Për të gjithë ata që budallallepsen nga i damkosuri

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo video është për personat që budallallepsen nga shejtanbudallëqet e Berishës, të cilin ai e ka quajtur të damakosur.  

13 Maj 2022, 17:05 Nga DOSJA
Srebrenica/ Rama publikon videon nga mbledhja e OKB: Për të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga fjala e Shqipërisë në mbledhjen e OKB-së për gjenocidin e Srebrenicës. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo video është për personat që budallallepsen nga shejtanbudallëqet e Berishës, të cilin ai e ka quajtur të damakosur.  

Postimi i Plotë:

Kjo video është për ata që akoma budallallepsen nga shejtanbudallallëqet e një të damkosuri botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë. Ja si ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 për Srebrenicën, mu në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Masakra e Srebenicës konsiderohet si një nga më të rëndat në historinë moderne europiane. Ajo solli vdekjen e mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë të moshës 12 deri 77 vjeç, të përndjekur nga fillimvitet 90 kur nisën konfliktet etnike në vend. Trupat e viktimave u hodhën nëpër varre masive dhe pyjet përreth dhe identifikimi i tyre vazhdon edhe sot. Në 27-vjetorin e masakrës, Berisha propozoi një rezolutë për njohjen e kësaj masakre, por u refuzua me shumicë votash. Sipas Taulant Ballës, vota kundër ishte në kuadër të vendimit të socialistëve se çdo propozim të ish-kryeministrit do ta rrëzonin pasi ishte “non grata” nga Amerika. 

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll