Bota

Përmbytet anija që trasportonte emigrantë, 11 persona humbën jetën në Puerto Riko

Rojet bregdetare mundën të nxirrnin nga uji mbjëmjen e djeshme 31 të mbijetuar të cilët besohet se ishin emigrantë që po udhëtonin në mënyrë të paligjshme.

13 Maj 2022, 14:02 Nga DOSJA

Përmbytet anija që trasportonte emigrantë, 11 persona humbën

SHBA- Njëmbëdhjetë persona vdiqën të enjten pasi një varkë që besohet se po transportonte dhjetëra emigrantë u përmbys në Puerto Riko.

Sipas nbcn, Rojet Bregdetare kanë thënë përmes një njoftimi se gjatë shpëtimit u vu re se asnjëri nuk kishte veshur jelekë shpëtimi.

Rojet bregdetare mundën të nxirrnin nga uji mbjëmjen e djeshme 31 të mbijetuar të cilët besohet se ishin emigrantë që po udhëtonin në mënyrë të paligjshme. Origjina e anijes dhe kombësia e të gjithë atyre që ndodheshin në bord nuk dihej. 

Një zëdhënës i Rojës Bregdetare tha për Associated Press se tetë Haitianë ishin shtruar në spital. Roja Bregdetare nisi përpjekjet pasi personeli në një helikopter të Mbrojtjes së Doganave dhe Kufirit pa varkën e përmbysur pak para mesditës.

"Nëse jo për këtë, ne nuk do të kishim ditur për këtë derisa dikush të kishte gjetur ndonjë shenjë ose të kishte marrë raporte nga njerëzit se të dashurit e tyre janë zhdukur," -tha zëdhënësi, Ricardo Castrodad.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll