Bota

Agjentët rusë pas zbulimeve top-sekret besojnë se Putini është i sëmurë rëndë

Revista New Lines raporton se ka marrë një regjistrim audio të një oligarku të afërt me Kremlinin, i cili e përshkruan presidentin rus si "shumë të sëmurë me kancer në gjak", megjithëse lloji i kancerit të gjakut nuk ishte i specifikuar.

13 Maj 2022, 13:28 Nga DOSJA

Agjentët rusë pas zbulimeve top-sekret besojnë se Putini

RUSI- Agjentët rusë kanë raportuar se ata besojnë se Putini është i sëmurë përfundimisht' pas memo top-sekret. Spekulimet rreth shëndetit të Vladimir Putinit kanë qarkulluar prej disa vitesh, por vetëm janë intensifikuar që kur ai urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Sipas Sky News, revista New Lines raporton se ka marrë një regjistrim audio të një oligarku të afërt me Kremlinin, i cili e përshkruan presidentin rus si "shumë të sëmurë me kancer në gjak", megjithëse lloji i kancerit të gjakut nuk ishte i specifikuar.

Ai thotë se një "memo top-sekret" është dërguar nga selia e FSB, agjencia ruse e sigurisë së brendshme, për të gjithë drejtorët e saj rajonalë.

Christo Grozev, kreu i hetimeve në Bellingcat, një uebsajt i mirënjohur i kërkimeve mjeko-ligjore, tha se nuk duhet t’I besoni këto hipoteza.  

"Memorandumi udhëzoi shefat rajonalë që të mos u besonin thashethemeve për gjendjen terminale të presidentit. Drejtorët u udhëzuan më tej të shpërndanin çdo thashethem për këtë qëllim që mund të përhapet brenda njësive lokale të FSB-së. Sipas një burimi në një nga njësitë rajonale që pa memorandumin, ky udhëzim i paprecedentë pati efektin e kundërt, me shumicën e oficerëve të FSB-së papritmas duke arritur të besoj se Putin vuan vërtet nga një gjendje e rëndë mjekësore,"-tha ai

Revista vazhdon të detajojë dëshmitë e sëmundjeve të dukshme fizike të udhëheqësit rus, duke përfshirë vëzhgimet rreth ecjes së tij, pamjes gjithashtu e cila ka ndryshuar kohët e fundit

Ashley Grossman, një profesoreshë e endokrinologjisë në Universitetin e Oksfordit, tha për Neë Lines se presidenti rus ka ndryshuar dy vitet e fundit.

"Putini ka qenë gjithmonë një burrë me pamje shumë në formë me një pamje paksa të dobët. Por gjatë dy viteve të fundit, ai duket se ka mbushur fytyrën dhe qafën. Pamja Cushingoid, quhet dhe është e pajtueshme me përdorimin e steroideve,"

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll