Bota

Ndërprerja e gazit për Finlandën nga Rusia, Peskov: Është mashtrim

Gazeta Iltalehti, duke cituar burime të paidentifikuara, shkroi të enjten se politikanët finlandezë kishin marrë një paralajmërim se Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz në vendin e tyre nga e premtja.

13 Maj 2022, 13:03 Nga DOSJA
Ndërprerja e gazit për Finlandën nga Rusia, Peskov:
Gazi, gazprom

FINLANDË- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë lajmin se Rusia do të ndërpriste sot furnizimin me gaz ndaj Finlandës ditv e sotme pasi kjo e fundit konfirmoi aplikimin për t'u anëtarësuar në NATO.

"Ka më shumë gjasa që ky të jetë një tjetër mashtrim i gazetës, " tha Peskov, duke theksuar se kompania ruse e gazit Gazprom mbetet një furnizues i besueshëm.

Gazeta Iltalehti, duke cituar burime të paidentifikuara, shkroi të enjten se politikanët finlandezë kishin marrë një paralajmërim se Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz në vendin e tyre nga e premtja.

Gazprom furnizon me gaz vende të ndryshme, përfshirë edhe ato anëtare të NATO-s. 

"Gazprom e ka provuar besueshmërinë e tij shumë herë," tha Peskov, duke shtuar se nuk kishte plane për të ndërprerë furnizimin me gaz në Finlandë sot.

Presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sana Marin thanë të enjten se vendi do të aplikonte "pa vonesë" për anëtarësimin në NATO, me Rusinë që u zotua t'i përgjigjet masës.

Më 5 maj, qeveria finlandeze tha se po përgatitej për mundësinë që Rusia të pezullonte furnizimet më vonë këtë muaj për shkak të refuzimit të Helsinkit për të paguar gazin në rubla.

Shumica e gazit natyror të Finlandës vjen nga Rusia. Megjithatë, gazi natyror përbën vetëm 5% të konsumit vjetor të energjisë në vend.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll