Elon Musk pezullon blerjen e Twitter, shkak numri i llogarive të rreme
Elon Musk SHBA- Elon Musk ka thënë se marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter ësht&e...
Koreja e Veriut deri më tani ka shmangur ofertat e vaksinave kundër Covid nga Kina dhe Rusia, dhe përmes skemës Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me sa duket sepse administrimi i vaksinave do të kërkonte monitorim të jashtëm.

KOREJA E VERIUT-Koreja e Veriut ka njoftuar se janë raportuar 6 vdekje të shkaktuara Covid-19, një ditë pasi pranuan për herë të parë se po trajtohej një shpërthim i koronavirusit.
Sipas The Guardian, 187,800 njerëz ishin duke u “izoluar dhe trajtuar”. Rreth 350,000 njerëz kishin shfaqur shenja si ethe përfshirë 18,000 që raportuan rishtazi simptoma.
Konfirmimi i vdekjes së pare në Korenë e Veriut nga Covid-19 erdhi pasi regjimi tha se po vendoste "masa maksimale emergjente" për të adresuar një shpërthim në kryeqytetin, Phenian.
Ekspertët besojnë se asnjë ose shumë pak nga 26 milionë njerëzit e vendit nuk janë vaksinuar dhe ka frikë në rritje se një shpërthim i rëndësishëm do të mposhtte shpejt shërbimet shëndetësore të pajisura dobët në vend.
Koreja e Veriut deri më tani ka shmangur ofertat e vaksinave kundër Covid nga Kina dhe Rusia, dhe përmes skemës Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me sa duket sepse administrimi i vaksinave do të kërkonte monitorim të jashtëm.
Zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian, ka njoftuar se Pekini i kishte ofruar ndihmë Koresë së Veriut në trajtimin e shpërthimit. SHBA nuk ka plane të menjëhershme për të ndarë vaksinat Covid-19 me Korenë e Veriut.
Koreja e Veriut kishte këmbëngulur se nuk kishte regjistruar asnjë rast të vetëm Covid që kur mbylli kufijtë e saj në fillimin e pandemisë më shumë se dy vjet më parë. Ky veprim ndërpreu tregtinë me Kinën dhe shkaktoi më shumë dëme në një ekonomi tashmë të goditur nga fatkeqësitë natyrore dhe sanksionet e OKB-së.
(d.d)/dosja.al
Elon Musk SHBA- Elon Musk ka thënë se marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter ësht&e...
Rexhep Taip Erdogan TURQI-Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka folur sot rreth kërkesës së Suedisë dhe Finlandës për t'u an...
RUSI- Agjentët rusë kanë raportuar se ata besojnë se Putini është i sëmurë përfundimisht' pas memo top-sekret. Sp...
PERU-Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur bregdetin qendror të Perusë pasditen e djeshme si...
Gazi, gazprom FINLANDË- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë lajmin se Rusia do të ndërpriste sot furni...
Kosove, Serbi SERBI- Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit e kërkuar me urgjencë nga presidenti serb Aleksandë...
SRI LANKA- Presidenti i rrethuar i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, është betuar që do të zgjedhë një kryeministër t&eu...
SHBA-Në Uashington, ka pasur një përpjekje për të përshpejtuar procesin për miratimin e fondit prej 40 miliardë...
Christian Schmidt BOSNJE HERCEGOVINË- Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt ...
Elon Musk SHBA- Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, tha se ai pret që Kina të prodhojë disa kompani shumë të forta për sh...