Bota

Tërmeti i fortë shkund Perunë, qytetarët në panik (Foto)

Tërmeti kishte një thellësi prej 49 kilometrash, ndërsa epiqendra e tij ndodhej rreth 60 km në jug të Limës.

13 Maj 2022, 13:09 Nga DOSJA

Tërmeti i fortë shkund Perunë, qytetarët në panik

PERU-Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur bregdetin qendror të Perusë pasditen e djeshme sipas Qendrës Kombëtare të Tërmeteve të Perusë.

Sipas mediave të huaja, tërmeti kishte një thellësi prej 49 kilometrash, ndërsa epiqendra e tij ndodhej rreth 60 km në jug të Limës. Fatmirësisht nuk ka patur viktima apo dëme të mëdha materiale.

Në fotografitë e mëposhtme duken pamjet e rëshqitjes së dherave në rrugë, të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm.

Tërmeti i fortë shkund Perunë, qytetarët në panik

Tërmeti i fortë shkund Perunë, qytetarët në panik

Peruja ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit në Oqeanin Paqësor, një zonë me aktivitet intensiv sizmik dhe vullkanik.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll