Politike

VD-Berisha: Të hapen negociatat me Shqipërinë, Rama u takua me Drejtorin e Ballkanit

Berisha tha se Rama ka 9 vite në pushtet dhe nuk ka bërë ende asgjë për të anëtarësuar vendin në BE.

13 Maj 2022, 12:26 Nga DOSJA
VD-Berisha: Të hapen negociatat me Shqipërinë, Rama u takua me
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Edi Rama ka zhvilluar një takim vite më parë me zyrtarin e BE-së, të cilit i kërkoi që të shtyhen negociatat që të mos kuptohet se vjen nga qeveria e Berishës. Ky i fundit tha para gazetarëve se Rama ka 9 vite në pushtet dhe nuk ka bërë ende asgjë për të anëtarësuar vendin në BE.

'I bëj thirrje BE që Shqipërisë t'i hapen negociatat. Le të më thotë një shqiptar se cfarë ka bërë Rama 9 vite për t'u anëtarësuar. Unë dua t'i pyes, me Ramën sa më gjatë të shkojë ky problem, aq më poshtë do të bien standartet e lirsë së këtij vendi. Hap kapitullin e pastaj thua se këtu do jesh, po 9 vite kontribut i vetëm i Ramës është largimi i negociatave vit për vit. Hapat për integrim janë të qeverisë së mëparshme. Ju rikujtoj se ai në një nga udhëtimet , pasi i fitoi zgjedhjet shkoi në Angli dhe i kërkoi takim kujt do thoni ju? I kërkoi takim drejtorit të Ballkanit, ai iu përgjigj Zoti kryeministër unë s'ju pres dot, nuk më lejon protokolli, ju pret ministri. Këtu ka dëshmitarë, drejtori shkoi në hotel. Cili ishte subjekti i takimit, na e shtyni statutin e kandidatit për shkak se i takon qeverisë së Berishës. Diplomati britanik na ka treguar detajet e takimit. Ky njeri ka shkatërruar standartet që janë ndërtuar. 

Ai sulmon SPAK se e di që po i del e vërteta, ka mashtruar dhe lobuar në mënyrë më korruptive. Ai kërkon gjykatësve dhe prokurorëve që të faktojnë shpifjet që ka bërë ndaj meje. Më thoni ju se cili vend që pretendon të hapë negociatat ka zbritur në pikiatë me 30 vende për lirinë e mediave. '- tha Berisha. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll