Politike

VD-Presidenti, Alibeaj: Duhen 84 vota, maxhoranca s'ka legjitimitet

Alibeaj u shpreh se maxhoranca nuk ka legjitimitet për të zgjedhur e vetme presidentin. 

13 Maj 2022, 11:42 Nga DOSJA
VD-Presidenti, Alibeaj: Duhen 84 vota, maxhoranca s'ka legjitimitet
Enkelejd Alibeaj



TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se duhen 84 vota për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Për mediat, jashtë sallës së Kuvendit, Alibeaj deklaroi se duhen përcaktuar disa kritere të cilat duhet të jenë mbi palët. Po ashtu, ai u shpreh se maxhoranca nuk ka legjitimitet për të zgjedhur e vetme presidentin. 

“Në mbledhjen e grupit kemi rënë dakord që të marrim pjesë në këtë proces, por në një proces real, të sinqertë, siç e do figura e presidentit. Një figurë që del mbi palët, neutral, t’i qëndrojë të gjitha sfidave që del nga kjo detyrë. Jemi ofruar për të pasur një proces. Procesi është i pari, i rëndësishme, një proces i sinqertë, bazuar në një procedurë, garancia e parë. Presidenti, qytetari i parë, që simbolizon unitetin e popullit. Për këtë arsye, siç besoj jeni në dijeni, ia kam përcjell qëndrimin zyrtar të PD, përfaqësuesve të maxhorancës, edhe të grupeve parlamentare, dhe e shohim të udhës që as për aparencë mos të perceptohet si lojë apo farsë. Kushtetuta e ka të qartë; presidenti zgjidhet me 84 vota. E përsëris, se ka maxhoranca legjitimitetin për të zgjedhur ajo e vetmja presidentin, për të bërë farsa, pasi së paku 3 deputetë, janë gjeneruar si non-grata. Dy të tjerë janë të tillë, janë gjeneruar nga fenomeni i vjedhjes së votës, siç është Aqif Rakipi, apo dy të tjerë që nuk ndodhen më në selinë e kryesisë së parlamentit, pasi janë pas hekurave. S’ka legjitimitet maxhoranca për ta zgjedhur e vetme presidentin.

Duhet të përcaktohen disa kritere. Një president anti-komunist, pra nuk duhet të mos ketë anëtar i presidiumit, prokuror , gjyqtar e me radhë…Dëshmitë për angazhimin dhe çrrënjosjen e komunizmit përbëjnë avantazh dhe këto kritere janë vlera kryesore. Mund të them se jemi qëndruar fort tek çështja e kritereve dhe jemi të hapur t’i diskutojmë. Me rëndësi është procedura pasi garanton respektimin e kritereve, pra kemi qëndrimin që opozita duhet të propozojë, pra duhet një proces që të mos e shndërrojë në buzëkuq të mazhorancës, nuk do t’ja bëjmë këtë shqiptarëve dhe pres publikisht nga përfaqësuesit e mazhorancës të ketë qëndrimin e tyre. Presim reagimin e tyre dhe në bazë të reagimit do të kemi një reagim tonin

Si do të zgjidhet?

Alibeaj: Duhet të krijojmë një proces , nuk jemi për të pasur proces në dhoma të errëta, pasi nuk kanë rezultuar të mira për shqiptarët kur i kemi pasur.  E kemi detyrim ndaj shqiptarëve, presidenti është i shqiptarëve dhe jo i dhomave të errëta. Qëndrimet tona janë të bëra publike.

Pse nuk depozitoni emra?

Alibeaj: Nuk do të ishte e udhës që të mos vrapojmë pas emrave pa vendosur kriteret që profilizojnë figurën e presidentit, kështu e kemi e menduar.

Bylykbashi dhe Boçi negociator?

Alibeaj: Kjo çështje është tejkaluar tashmë dhe jemi në një çështje të rëndësishme.

Të hënën do të ketë kandidat për deputet?

Alibeaj: Flas në emër të deputetëve që kanë shprehur opinionin e tyre

(a.b)/dosja.al

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll