Politike

DOKUMENTI/ Alibeaj u dërgon grupeve parlamentare draftin për kriteret e presidentit

Në letrën e cila u dërgua sot nga Alibeaj, thuhet se qëndrimi që ai dhe grupi i PD po mban, është dëshmi e vullnetit të mirë për një proces që do u japë shqiptarëve një figurë presidenciale dinjitoze.

13 Maj 2022, 11:57 Nga DOSJA
DOKUMENTI/ Alibeaj u dërgon grupeve parlamentare draftin për kriteret
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Ditën e sotme, deputeti Enkelejd Alibeaj u ka dërguar draftin për zgjedhjen e presidentit të ri, tre grupeve parlamentare. Në letrën e cila u dërgua sot nga Alibeaj, thuhet se qëndrimi që ai dhe grupi i PD po mban, është dëshmi e vullnetit të mirë për një proces që do u japë shqiptarëve një figurë presidenciale dinjitoze. 

DOKUMENTI/ Alibeaj u dërgon grupeve parlamentare draftin për kriteret

“Në vlerësimin tonë, Presidenti i Republikës, i cili sipas nenit 86 të Kushtetutës përfaqëson unitetin e popullit, duhet të zgjidhet në një proces gjithëpërfshirës, konsensual midis shumicës dhe pakicës parlamentare, transparent, luajal ndaj Kushtetutës dhe interesave të qytetarëve. Paraqitja e këtij qëndrimi është një dëshmi e vullnetit tonë të mirë për një proces, i cili t'u japë shqiptarëve një figurë presidenciale dinjitoze, në lartësinë e detyrës kushtetuese dhe me legjitimitet të plotë. Megjithatë, dokumenti, bashkëlidhur kësaj shkrese, nuk ka si qëllim ngurtësimin e një procesi që favorizon opozitën, por synon gjithëpërfshirjen. Për këtë arsye, ky propozim është i hapur për diskutime, përmirësime apo propozime shtesë nga të gjitha grupet parlamentare, me synimin e vetëm të ndërtimit të një procesi transparent dhe që prodhon produkt të gjithëpranuar. Pasi të njiheni me këtë dokument, mbetemi në pritje të qëndrimit tuaj publik”, i shkruan Alibeaj Taulant Ballës, Mesila Dodës dhe Fatmir Mediut.

 

DOKUMENTI/ Alibeaj u dërgon grupeve parlamentare draftin për kriteretDOKUMENTI/ Alibeaj u dërgon grupeve parlamentare draftin për kriteret

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll