Politike

Presidenti i ri në Shqipëri, OSBE: Duhet proces gjithëpërfshirës

Sipas OSBE, gjithçka duhet bazuar në kushtetutën e Shqipërisë.

13 Maj 2022, 10:17 Nga DOSJA
Presidenti i ri në Shqipëri, OSBE: Duhet proces
OSBE

TIRANË- OSBE ka bërë thirrje për zgjedhjen e një presidenti përmes një procesi gjithëpërfshirës. Në një postim në rrjetet scoaiel, OSBE shkruan se vetëm një proces i tillë mund të vendosë në krye të Shtetit një një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit. Sipas OSBE, gjithçka duhet bazuar në kushtetutën e Shqipërisë.

“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë,”- thuhet në postim.

Sot u zhvillua një takim mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, Fatmir Mediut e Shpëtim Idrizit. Enkelejd Alibeaj mungoi. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se Mediu është personi që do të bëjë negociatat me grupet Opozitare. Ende nuk ka asnjë emër dhe e hëna që është caktuar si afati i fundit, duket se do të kalojë pa dërguar kandidatura.

(F.m/dosja.al)a

Sondazh

Poll