Politike

Srebrenica/ Berisha: Rama dhe deputetët e tij vepruan me urdhërat e Vuçiç

12 Maj 2022, 19:00 Nga DOSJA
Srebrenica/ Berisha: Rama dhe deputetët e tij vepruan me urdhërat e

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për refuzimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Bosnje & Herzegovinë. Berisha shkruan se rezoluta është depozituar sipas të gjitha afateve kohore që përcakton Parlamenti. Ai gjithashtu ka shkruar se Rama dhe grupi parlamentar i PS-së votuan kundër me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Postimi i Plotë:

Lidhur me deklaraten e Edi Rames per refuzimin nga ana e tij dhe pseudomazhorances se tij te rezolutes per denimin e genocidit serb ne Bosnje, sqaroj sa vijon: Pretendimi i Edi Rames se paraqitja e rezolutes ishte e papritur eshte nje genjeshter e denje vetem per ate. Rezoluta per denimin e genocidit ne Bosnje eshte depozituar sipas te gjitha afateve kohore qe percakton rregullorja e Parlamentit, eshte shqyrtuar ne kryesine e parlamentit dhe eshte vendosur ti paraqitej sot seances plenare.

Perfaqesuesit e PS, shumice ne kryesine e Parlamentit kane refuzuar ne kryesi dhe kane votuar me ndergjegje te nxire kunder rezolutes. Keshtu Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane patur te gjithe kohen e mjaftueshme qe parashikon regullorja e parlamentit per shqyrtimin e kesaj rezolute, por kane vendosur ne nje akt çnjerezor dhe antikombetar qe te votojne kunder saj me urdher te Aleksander Vuçiç. Kjo rezolute eshte miratuar ne Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA. Shtojme ketu se me pare Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane votuar me vetedije te plote kunder debatit me mocion per Ballkanin e Hapur dhe rezolutes se grupit parlamentar te PD per denimin e genocidit rus ne Ukraine.

LAJMI KRYESOR: Rrëzimi i rezolutës së Berishës për Srebrenicën/Rama: Lojë e ulët! Meta:Maxhoranca zhgënjeu

(I.A/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike edi rama masakra e srebenices sali berisha edi rama masakra e srebenices sali berisha

Sondazh

Poll