Politike

Peticioni për largimin e saj nga Shqipëria, Yuri Kim: S’jam me pushime këtu, kam objektiva

12 Maj 2022, 19:24 Nga DOSJA
Peticioni për largimin e saj nga Shqipëria, Yuri Kim: S’jam me

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka komentuar peticionin e nisur kundër saj për largimin nga Shqipëria si diplomate e SHBA-ve. Në fjalën e saj, në emisionin “Open”, ambasadorja Kim tha se e gjitha është në të drejtën e qytetarëve dhe fjalës së lirë në demokraci, por shtoi se ka në Shqipëri nuk jep mendimet e saj personale. Por është nëpunëse e shtetit dhe ka objektiva të vendosura nga presidenti Joe Biden.

Peticioni kundër jush, a jeni shqetësuar?

Yuri Kim: Njerëzit në demokraci kanë të drejtën të shprehin mendimet e tyre. Unë nuk veproj mbi baza presonale. Nuk jam me pushime këtu. Unë flas në emër të SHBA. Sekretari i shtetit ka qenë i qartë lidhur me luftën kundër korrupsionit. Ndaj mos të gabojë kush se do të kërkojmë llogari atyre që janë përfshirë në korrupsion. Unë nuk e sajoj vetë objektvin e punës time. Kam udhëzime dhe direktiva të qarta.

Eni Vasili: E kuptoj. Gjithsesi, nga opozita ose nga një pjesë e opozitës, dy janë kritikat që ju drejtohen: që ju kërkoni të caktoni drejtuesit e saj me ndërhyrjet tuaja, duke ndërhyrë në punët e brendshme të opozitës, dhe nuk keni mbajtur qëndrime të forta ndaj aferave të qeverisë. A keni një koment për këtë?

Ambasadorja Kim: Ambasadorja Kim: Mendoj se gabohen, me gjithë respektin, janë gabim. Ne nuk u themi njerëzve se për cilin të votojnë, qoftë në zgjedhje apo brenda në parti. Ajo që ne bëjmë është të japim faktet dhe bëjmë të qartë se cili është pozicioni i Shteteve të Bashkuara. Por në fund, si drejtohet dhe cili e drejton këtë vend është një vendim i popullit shqiptar.

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike peticioni kunder yuri kim yuri kim peticioni kunder yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll