Politike

Si e gjykoni qeverisjen e Ramës? Yuri Kim: Duhet përmirësim, korrupsioni një prej çështjeve

12 Maj 2022, 19:59 Nga DOSJA
Si e gjykoni qeverisjen e Ramës? Yuri Kim: Duhet përmirësim,

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar qeverisjen e kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e saj, në emisionin “Open”, ambasadorja Kim tha se korrupsioni është një prej çështjeve ku duhet të punohet edhe më shumë. Megjithatë ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me qeverinë, opozitën, OJQ-të, me cilindo për përmirësimin e situatës.

PJESË NGA BISEDA: 

Eni Vasili: Zonja Ambasadore, ok, e lëmë opozitën qëndrojmë pak tek qeveria. Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për vendin tonë thotë se korrupsioni është i pranishëm në çdo degë të qeverisjes. Së pari, në një vështrim të përgjithshëm, si e gjykoni ju qeverisjen e Z. Rama?

Ambasadorja Kim: Ashtu siç e thashë më parë, ka shumë hapësira përparimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Por ka edhe hapësira në të cilat ne duam të vazhdojmë të japim mbështetjen tonë të fortë për përmirësim. Korrupsioni është një prej këtyre çështjeve. Nuk mendoj se çudit askënd ajo që shkruhet në raportet tona, që korrupsioni është një problem në të gjitha nivelet e qeverisë. Ndaj mendoj se ka veprime që duhet të vazhdojnë të ndërmerren dhe të shpeshtohen për t’u përballur më këtë problem. Dhe mendoj se po shohim diçka të tillë dhe mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me qeverinë, opozitën, OJQ-të, me cilindo që është palë, për t’u përpjekur për përmirësimin e situatës.

Eni Vasili: Po qëndroj edhe pak, problemi kryesor që theksohet në raportet e institucioneve ndërkombëtare është se në Shqipëri ka probleme me konkurencën dhe garën e lirë. Dhe po citoj, “Shumica e parave publike shkojnë në duart e pak oligarkëve, të cilët më pas si shpërblim apo detyrim ndihmojnë kryeministrin për të fituar zgjedhjet dhe kështu vazhdon prej vitesh,” according to reports. Ju e keni vërejtur këtë, jeni dakord me këtë?

Ambasadorja Kim: Mendoj se të gjithë këto raporte ia vlen të lexohen dhe të veprohet bazuar mbi to. E dini, misioni i USAID-it këtu është shumë specifik. Është të forcojë demokracinë dhe të krijojë një mjedis që ka vend jo vetëm për demokraci por edhe për përparim, transparencë, mirëqeverisje, punësim dhe pavarësi.

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll