Politike

SPAK në “syrin e ciklonit”, Fevziu: Rama e di që Berishën dhe Metën ka kundërshtarë

12 Maj 2022, 19:58 Nga DOSJA
SPAK në “syrin e ciklonit”, Fevziu: Rama e di që

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar se SPAK-u po përdoret si një top ping pongu e vollejbolli në duart e politikës. I ftuar në Klan News, Fevzoi tha se Rama ka kërkuar nga SPAK që të hetoj Berishën, pasi e di që ai do të jetë kundërshtari i tij në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk është çështje që lidhjet me drejtësinë por me politikën. Emri i SPAK po përdoret si një top volejbolli që hidhet në duart e njëri-tjetrit. Spaku ka ndaluar dy ish-Ministra dhe një ish-deputet të PS-së, por kjo mund edhe të thellohet. Në këtë moment Rama ka filluar të godase Sali Berishën dhe Ilir Metën, pasi me këta do e ketë betejën e tij të ardhshme. Ai e di që betejën uk do e ketë me Lulzim Bashën as me Alibeajn, por ai bejetën e tij politike do e ketë me Berishën e Metën. Gjëja e parë që ëshë ai do u kujtoë shqiptarëve që kkëta janë dy personazhe që kanë akuza mbi shpinën e tyre. Nëse hetohen nga SPAK, Rama ka përparësi në betejën që do të ketë,” tha Fevziu.

(I.A/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll