Bota

VD-U kthye në Kosovë për të atin, momenti kur Hysni Gucati takon nipërit dhe mbesat e tij

12 Maj 2022, 17:41 Nga DOSJA
VD-U kthye në Kosovë për të atin, momenti kur Hysni Gucati

KOSOVË– Ish-kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Kosovë nga Haga, ku po qëndron prej disa muajsh në paraburgim në një leje speciale për të vizituar të atin i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Mitrovicës.

Sipas një video të publikuar nga demokracia.com, shihet momenti kur Gucati ka mbërritur në shtëpi dhe i emocionuar ka takuar nipërit dhe mbesat e tij.

Lajmin për vizitën e tij e ka konfirmuar dhe zëdhënësi i i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle i cili tha se për arsye humanizmi Gucatit ju dha leje që të vizitojë familjarët e tij nv Kosovë.

Për shkak të arsyeve humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në Kosovë për z. Gucati që të takojë familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në mbajtje nga Dhomat e Specializuara”.-tha Doyle.

Doyle tha se EULEX-i dhe Policia e Kosovës po ndihmojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës për këtë vizitë por nuk informoi sesa ditë do të qëndrojë në Kosovë.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë. Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

rajoni rajoni hysni gucati ne kosove kosova ne hage hysni gucati ne kosove kosova ne hage

Sondazh

Poll