Bota

Prekëse/I dashuri ju vra nga forcat ruse në Mariupol, ajo vazhdon ende t’i dërgojë mesazhe

12 Maj 2022, 17:29 Nga DOSJA
Prekëse/I dashuri ju vra nga forcat ruse në Mariupol, ajo vazhdon ende

UKRAINË– Gjatë një konference në Kiev me të afërmit e ushtarëve që vdiqën ose ato që janë ende të bllokuar në uzinën Azovstal në Mariupol, CNN foli me Nastya Bilousova, 21 vjeç, i dashuri i së cilës Dmytro Chornyi u vra nga një snajper.

Bilousova tha se i kishin thënë se ai vdiq përmes një mesazhi në Instagram dhe ajo nuk e besoi në fillim. Por tre ditë më vonë, ajo mori konfirmimin zyrtar. Bilousova tha se ajo dhe Chornyi, gjithashtu 21 vjeç, ishin së bashku për katër vjet dhe ëndërronin të shkonin në Gjeorgji.

Edhe pse mesazhet e fundit prej tij i ka marrë më 1 mars, ajo sërish i dërgon mesazhe çdo ditë duke i treguar për jetën e saj dhe sesi nuk mund ta pranojë vdekjen e tij.

Nicole, 21, e cila i dha CNN vetëm emrin e saj, mori pjesë në konferencë me nipin e saj 5-vjeçar, Kirill, në prehër. Ajo, nipi dhe motra e saj kaluan pesë ditë duke u arratisur nga Mariupol në Zaporizhzhia. Ajo tha se ata ecën për dy ditë dhe kaluan një natë në një kishë për t’u fshehur nga granatimet. Ata arritën në Zaporizhzhia më 6 prill. Dje, asaj i thanë se shoku i saj i ngushtë Olexandri, i cili po luftonte në Azovstal, kishte vdekur. Por ajo nuk pranon ta besojë.

Ne ishim miq shumë të mirë. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm, i sjellshëm. Ai i donte djemtë me të cilët luftoi. Shpesh më thoshte të mos shqetësohesha, se gjithçka do të ishte në rregull. Tani nuk ndjej asgjë”, tha ajo.

Ajo kishte marrë gjithnjë e më pak mesazhe nga ai. Hera e fundit që ata dërguan mesazh ishte më 8 maj.

Unë besoj dhe shpresoj se ky është një gabim, se ai është gjallë”, tha ajo.

Të enjten, zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se “negociatat shumë të vështira” po vazhdojnë për evakuimin e luftëtarëve të plagosur rëndë nga uzina e çelikut Azovstal në këmbim të robërve rusë të luftës.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/Shpërthime në Mykolaiv, Rusia paralajmëron NATO-n, OKB: Shkalla e vrasjeve e frikshme

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

bota bota dmytro chornyi lufta ukraine-rusi nastya bilousova dmytro chornyi lufta ukraine-rusi nastya bilousova

Sondazh

Poll