Bota

“Nuk hezitova asnjë moment”, i riu në Spanjë kthehu 14 mijë euro që gjeti në rrugë

12 Maj 2022, 15:42 Nga DOSJA
“Nuk hezitova asnjë moment”, i riu në Spanjë kthehu

SPANJË– Një xhest human dhe i veçantë është ai i një 26-vjeçari spanjoll i cili në qendër të qytetit Valladolid gjeti një çantë me 14 mijë euro cash.

Sipas mediave spanjolle,  Andres Rodriguez, një inxhinier i ri nga Oviedo, i cili ndodhej për fundjavë në qytetin Valladolid dhe u habit kur para syve i doli një çantë me rreth 14 mijë euro të cilat i dorëzoi menjëherë në polici.

Nuk hezitova asnjë çast t’i ktheja ato para, e dija që paratë nuk ishin të miat dhe se dikush duhej ta kishte të vështirë; kështu që fola me miqtë e mi dhe shkuam për ta dorëzuar në Policinë Kombëtare”, shpjegon Andres.

Gjesti i tij u vlerësua dhe u njoh nga Trupa e Policisë Kombëtare, e cila të mërkurën e kaluar lëshoi ​​një deklaratë zyrtare për të raportuar mbi atë që ndodhi dhe për të nxjerrë në pah publikisht “gjestin e këtij qytetari”.

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

bota bota andres rodriguez ktheu leket e gjetura spanje andres rodriguez ktheu leket e gjetura spanje

Sondazh

Poll