Bota

S’ta pret mendja! Babis vrau gruan, marrosi shumë të tjera, njëra i çon letër: Të dashuroj

12 Maj 2022, 17:03 Nga DOSJA
S’ta pret mendja! Babis vrau gruan, marrosi shumë të tjera,

GREQI– Janë të njohura rastet në botë ku një person, zakonisht grua, fiton një simpati apo dhe bie në dashuri me një burrë i cili ndodhet në burg për krime të rënda si vrasje, përdhunim dhe tortura. Sipas Protothema, një rast i tillë është edhe një grua e cila i ka shkruar një letër Babis Anagnostopoulos, pilotit grek 33-vjeçar i cili një vit më parë vrau gruan e tij Caroline Crouch dhe qenin e tyre, duke inskenuar një skemë grabitje me dhunë ku të përfshirë ishin dhe shqiptarë.

Një grua misterioze, pa asnjë lidhje familjare me pilotin është shfaqur që në momentin e parë të gjyqit ndaj Anagnostopoulos, pranë të akuzuarit për vrasje, ndërsa nuk i ka kursyer deklaratat televizive ku shprehte tërheqjen që ndjente për të. Njëkohësisht ajo shton se “brenda saj e ka falur krimin që ka bërë”.

Për shkak se një vit më parë jam vënë në dijeni për këtë rast të madh të vrasjes, unë e kam marrë seriozisht këtë çështje. Unë jam një tifoze, një mbështetëse dhe fanse e tij. Për të qenë e qartë, nuk ka asnjë justifikim për atë që bëri, vrasjen, por ajo që më bëri përshtypje te Babis është se ai është një personalitet i ëmbël. Luan rol pamja e tij, personaliteti i tij, gjithë prezantimi i tij”, tha gruaja e panjohur.

Ajo “trondit’ me deklaratën e saj ku thotë se cila grua nuk do të ndjehej e tërhequr nga ai, jo vetëm ajo por çdo grua do të dashurohej me të. Më tej ajo shtoi se i ka shkrua një letër 33-vjeçarit duke i dhënë kurajo dhe duke i treguar se ajo e mbështet atë dhe pret që ai të lirohet në shkallën e dytë të gjykimit.

I kam shkruar një letër, në një nivel thjesht njerëzor, nuk ka karakter erotik. I shkruaj se është për të ardhur keq që gjithçka ndodhi dhe se ai nuk kishte asnjë qëllim të keq, nuk kishte planifikuar të vriste Caroline. I them të ketë guxim, të qëndrojë i fortë në burg. Në lidhje me faljen e tij besoj se i bindi gjyqtarët. Do të jem sërish këtu të hënën kur të merret një vendim. Personalisht, unë në vetvete e kam falur. Kam frikë mos e dënojnë përjetë, maksimumi për mua do të ishte të rrinte 15 vjet dhe në shkallën e dytë të dilte,”-shtoi ajo.

Kjo sjellje njihet edhe si “Hibristofilia”, e cila është një gjendje e njohur psikiatrike në të cilën një person, zakonisht një grua, përjeton dëshirë të fortë për një burrë të njohur për krime që shoqëria i konsideron të neveritshme. Raste të tilla janë raportuar dhe në SHBA, ku mijëra letra u dërgoheshin vrasësve serial ku disa prej tyre madje dhe u martuan me to edhe pse e dinin që ishin të dënuar përjetë për krimet makabre që kishin bërë. Madje po në SHBA ekziston dhe një aplikacion ‘Write to a prisoner’ ku çdo personi i jepet mundësia që t’i shkruajë një të burgosuri.

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll