Bota

Historike/Publikohet fotografia e parë e një vrime të madhe të zezë në zemër të Galaksisë

12 Maj 2022, 15:31 Nga DOSJA
Historike/Publikohet fotografia e parë e një vrime të madhe

SHBA- Një zbulim i madh në astronomi dhe astrofizikë u njoftua nga shkencëtarët ditën e sotme pasi kanë publikuar foton e parë të vrimës së zezë të madhe në qendër të galaktikës sonë.

Arritja historike u mundësua nga Event Horizon Telescope-EHT dhe njoftimi u bë përmes konferencave të njëkohshme për shtyp në disa vende (SHBA, Gjermani, Kili, Japoni, Meksikë, Kore të Jugut, Kinë, etj.) nga ekipet kërkimore të tij, konsorcium i madh EIT në bashkëpunim me Fondacionin Kombëtar të Shkencës të SHBA – së, Observatorin Evropian Jugor (ESO) dhe organe të tjera shkencore.

 

Vrima e zezë në qendër të galaktikës sonë spirale, e njohur si Shigjetari A * , është rreth 26,000 vite dritë nga Toka, ka një masë rreth 4 milionë herë më të madhe se Dielli dhe konsumon një sasi të madhe materiali (pluhur, gaz, dhe yje të tërë) të marrë nga tërheqja e tij e fuqishme gravitacionale.

Teleskopi Event Horizon, i cili përdor një rrjet prej tetë observatorësh anembanë botës si një radio teleskop i vetëm i madh, ka marrë imazhin e tij të dytë të një vrime të zezë, që është imazhi i parë i drejtpërdrejtë i vrimës së zezë supermasive të Rrugës së Qumështit. Në vitin 2017, rrjeti i teleskopëve vëzhgoi dy vrima të zeza supermasive: një në Rrugën e Qumështit, e cila quhet Shigjetari A* ose Sgr A*, dhe ajo në qendër të një galaktike tjetër të quajtur M87.

Imazhi i vrimës së zezë në M87 u publikua në vitin 2019 dhe pas dy vitesh të tjera analizash të mundimshme të të dhënave, bashkëpunimi më në fund ka publikuar fotografinë e tij të Shigjetarit A*.

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

bota bota event horizon telescope-eht zbulohet vrima e zeze event horizon telescope-eht zbulohet vrima e zeze

Sondazh

Poll