Bota

LUFTA/Shpërthime në Mykolaiv, Rusia paralajmëron NATO-n, OKB: Shkalla e vrasjeve e frikshme

12 Maj 2022, 06:56 Nga DOSJA
LUFTA/Shpërthime në Mykolaiv, Rusia paralajmëron NATO-n, OKB:

UKRAINË- Lufta futet sot në ditën e 78-të ndërkohë lufta për fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol vazhdon dhe ushtarët e plagosur mbeten brenda akoma. Shpërthime të fuqishme janë regjistruar në Mykolaiv, teksa një ofensivë e re ka nisur në Azovstal, ku të gjithë civilët janë evakuuar dhe komandanti i marinsave të Mariupolit i kërkon ndihmë Muskut.

Gjithashtu nuk janë ndaluar as luftimet në lindje të vendit, ku forcat ukrainase po përpiqen që të mbajnë larg trupat rus duke hedhur në erë urat.

Zevendëskryeministri ukrainas tha të mërkurën se ata kanë një shkëmbim mes të burgosurve rusë të luftës në këmbim me evakuimin e ushtarëve të plagosur nga uzina Azovstal. Ajo shtoi se ende nuk ka marrëveshje dhe negociatat janë duke u zhvilluar në lidhje me propozimin.

Kryebashkiaku i Kievit i ka kërkuar banorëve të jenë të kujdesshëm pasi sipas tij qyteti është akoma objektivi kryesor i Rusisë.

“Për sa kohë që lufta vazhdon, ne nuk mund t’ju japim garanci për sigurinë,”- tha ai.

Ndërkohë autoritetet Ruse kanë lajmëruar për herë të parë, se një civil në Rusi ka vdekur si pasojë e bombardimeve ndërkufitare nga Ukraina.

Forcat ukrainase hodhën në erë dy ura ponton në 24 orët e fundit, duke ndaluar përpjekjet ruse për të kaluar një lumë në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore. Topografia e Ukrainës veçanërisht lumenjtë e saj kanë dëshmuar një makth logjistik që pengon përparimet ushtarake ruse për javë të tëra.

ZHVILLIME ORË PAS ORE: 

“Komunikon vetëm me vizatime”, historia e tmerrshme e 11-vjeçarit të përdhunuar nga rusët

Raporti i OKB-së: Mbi gjashtë milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina prej luftës

Lufta në Ukrainë, rritet çmimi i gazit në Evropë

BE-ja propozon një plan të thjeshtë të eksportit për prodhimet ukrainase

Miratohet rezoluta e OKB-së për abuzimet nga trupat ruse në Ukrainë, Kina voton kundër

Antony Blinken do të udhëtojë në Evropë për takimet e NATO-s në fundjavë

Pranë Shqipërisë, aleatët e NATO-s stërviten në bazën ushtarak të Maqedoninë së Veriut

Gazprom ndalon dërgimin e gazit përmes tubacionit të Polonisë pas sanksioneve të Kremlinit

Sanksionet ndaj Rusisë, Putin: Të nxitura nga ambiciet politike dritëshkurtër prekin botën

Anëtarësimi i Finlandës në NATO, Peskov: Është padyshim një kërcënim për Rusinë

E trishtë! Vdes luftëtari në fabrikën e çelikut Azovstal 3 ditë pasi u martua

Shefi i OKB-së i tmerruar nga vrasja e gazetares Al Jazeera

Deputetja finlandeze: Rusia është bërë më agresive dhe e paparashikueshme

Kremlini: Anëtarësimi i Finlandës në NATO është një kërcënim për Rusinë

Lëvizja e Finlandës shënon një ndryshim të madh gjeopolitik

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut: Shkalla e vrasjeve në Ukrainë është tronditëse

Aleati i Putin paralajmëron Perëndimin për rrezikun e konfliktit me NATO-n

Danimarka mbështet Finlandën për t’u anëtarësuar në NATO

VIDEO/Pamje të rënda! Ushtarët rusë vrasin dy civilë në Kiev

Kryebashkiaku i Kievit paralajmëron rrezikun e kthimit në kryeqytet

Banorët e fshatit Ruska Lozova në Ukrainë, të dërmuar dhe izoluar nga lufta 

Komandanti ukrainas i bën thirrje Musk: Na ndihmoni të dalim. Nëse jo ju, atëherë kush?

Rusia fillon me NashStore zëvendësimin e Google

(j.c)/dosja.al 

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll