Bota

Spastrime në ushtrinë e Putinit, shkarkohet shefi i Forcave të Armatosura të Rusisë

12 Maj 2022, 16:24 Nga DOSJA
Spastrime në ushtrinë e Putinit, shkarkohet shefi i Forcave të

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se nuk po i beson më zyrtarëve të lartë ushtarakë për shkak të viktimave të konsiderueshme të regjistruara në betejë dhe ndërkohë që qëllimet e Kremlinit nuk janë arritur.

Sipas një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Volodymyr Zelensky, Oleksiy Arestovich, Gerasimov u shkarkua gjithashtu pas një sërë spastrimesh në pozicione të larta ushtarake ruse.

Gerasimov thuhet se është pezulluar de facto. Është çështje kohe para se ai të vendosë nëse do t’i jepet kohë për t’u përmirësuar. Komandanti i ushtrisë së parë të tankeve, gjenerallejtënant Sergei Kiesel, u arrestua dhe u pushua nga puna pas humbjes së tij pranë Kharkovit ,”-tha Arestovich.

Dy komandantë të tjerë të ushtrisë u pushuan nga puna për shkak të viktimave të konsiderueshme në fushën e betejës, sipas informacioneve të qarkulluara në platformën Telegram, nga e cila u bë e ditur gjithashtu se komandanti i Flotës së Detit të Zi kishte dhënë dorëheqjen.

Gjithashtu theksohet se ka bërë përshtypje mungesa e Gerasimov në paradën e 9 majit në Sheshin e Kuq. Ka raporte se ai u plagos në luftën në Ukrainë kur Putini i kërkoi të shihte rezultate të prekshme për çështjen e sovranitetit. Kujtohet se sipas vlerësimeve zyrtare më shumë se 10,000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/Shpërthime në Mykolaiv, Rusia paralajmëron NATO-n, OKB: Shkalla e vrasjeve e frikshme

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi valery gerasimov vladimir putin lufta ukraine-rusi valery gerasimov vladimir putin

Sondazh

Poll