Politike

Shehaj:Kushërinjtë e Gjiknurit janë investitorë strategjikë, do ndërtojnë resort në Butrint

12 Maj 2022, 11:30 Nga DOSJA
Shehaj:Kushërinjtë e Gjiknurit janë investitorë

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaroi ditën e sotme në sallën e Kuvendit se kushërinjtë e Damian Gjiknurit, janë shpallur investitorë strategjikë. Shehaj kërkoi nga Gjiknuri që të sqarojë në parlament se çfarë lidhjet familjare që ka.


Nje ditë më parë mësuam se të afermit e një zyrtari të lartë të PS janë shpallur investitor strategjik, bëhet fjalë për kushërinjte e Damian Gjiknurit. Ky i fundit tha se pronari i kompanisë që ka marrë statusin e investitorit strategjik nuk është djali i xhaxhait të tij, por është fakt se në Vlorë të gjithë e njohin pronarin e kompanisë strategjike “Andi” si djalin e xhaxhait të Gjiknurit. Ai e di më mirë se sa lidhje familjare ka. I bëj thirrje Gjiknurit të sqarojë parlamentin dhe opinionin publik për këtë lidhje familjare. Edi Rama po e përdor ligjin e investimeve publike për të pasuruar bashkëpunëtoret e tij. Kemi të bëjmë me nje afere më të rëndë. Ky rast është akoma më i rëndë jo vetëm se një anetar qeverie, familjarët e tij janë shpallur investitor strategjik, por qeveria zvogeloi muaj më parë parkun e Butrintit, duke nxjerrë 800 ha nga zona e mbrojtur dhe do të ndërtohet resorti i kushërinjve të Gjinurit. Do shkatërrojnë parkun kombëtar për të ndërtuar resortin e tyre. Ky është një aktivitet i strukturuar kur shteti vihet në funksion të një qëllimi. Përvetësimin e aseteve publike nga qeveritarët ne pushtet.’- tha Shehaj.

LAJMI KRYESORE: LIVE- Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, projektligjet që pritet të miratohen (RENDI)

(a.b)/dosja.al

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike agron shehaj seanca plenare 12 maj 2022 agron shehaj seanca plenare 12 maj 2022

Sondazh

Poll