Politike

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Rama: Më vjen keq për Serbinë por e mbështesim plotësisht

12 Maj 2022, 11:01 Nga DOSJA
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Rama: Më vjen keq

BRUKSEL– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një interviste nga Brukseli ka shprehur mbështetjen e tij për kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.

Rama tha se Shqipëria jep mbështetjen e saj absolute ndaj vendimit të Kosovës në çdo hap që e lidh atë me Shqipërinë dhe komunitetin ndërkombëtar.

Kjo nuk do diskutim fare. Ne jemi shumë të qartë. Ne nuk kemi asnjë ekuivok. Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar. Ndërkohë që ne kemi qasje komplet tjetër kur vjen puna tek normalizimi i marrëdhënieve hap pas hapi në aspektin ekonomik, në aspektin e lirisë së lëvizjes e të tjera e të tjera, me Serbinë paralelisht me betejën në tryezë, betejën diplomatike për dialog e kështu me radhë sepse besojmë që kjo është rruga, kjo është rruga dhe nga ana tjetër respektojmë plotësisht zgjedhjen e bërë nga autoritetet legjitime, të votuara, të mandatuara, përgjegjëse të Kosovës për të pasur një qasje komplet tjetër në këtë aspekt. Por kur vjen puna tek demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën.“-u shpreh Rama.

Ai shtoi se sigurisht që kjo nuk ndryshon marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë por u shpreh se në këtë rast mbështet Kosovën.

Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën”-u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR/ Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Europës, Gërvalla:Sot hapëm një kapitull të ri

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike rajoni edi rama kosova aplikon per kie edi rama kosova aplikon per kie

Sondazh

Poll