Politike

VD-Këshillat për Konkurencën/ Braçe: Krijoni hyrje të reja në treg, ndaloni abuzimin

12 Maj 2022, 10:09 Nga DOSJA
VD-Këshillat për Konkurencën/ Braçe: Krijoni hyrje të

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi ditën e sotme se në vend ka abuzime të shumta ndaj fermerëve. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Braçe tha se Autoriteti i Konkurencës duhet të ketë impaktin e saj te mallrat dhe shërbimet. Po ashtu, ai këshilloi që Konkurenca të ndalojë abuzimin dhe të krijojë mundësi për hyrje të reja në treg. 


‘Ti ndajmë gjërat, cfarë është e qeverisë është e qeverisë. Konkurenca duhet të ketë impaktin e saj te mallrat dhe shërbimet. Inflacioni ka problematikat e veta, ndikon dhe konkurenca. Në muajin prill ndryshimii indeksit arriti në 6%, po ka një ngadalësim të normës së inflacionit. Rritja vjetore është ndikuar nga cmimet dhe pijet jo alkoolike. Brenda grupit të ushqimeve, cmimet e nëngrupit u rritën me 24.9%, pasuar me drithërat, vaj e vezë, ëmbëlsira. Pjesa më e madhe e prodhuar në vend, janë cmimet e pandemisë. Padiskutim se këto janë dhe cmimet nga importet. Energjia, nafta, gazi dhe të lëndëve të para, ato më të domosdoshmet, në bujqësi, me efekt të gjërë mbi prodhimin. Konkurenca është një e mirë publike, nuk lind dot vetvetiu, sic lind era apo shiu. Varet nga liria, nga aksesi në treg, nga fuqi ekonomike, nga favoret. Cmimet e tilla kanë brenda dhe mungesën e konkurencës. Unë besoj te zgjimi i institiktit të majmunit, e bën njëri e pastaj të gjithë, rritjen e çmimit. Jo janë marrëveshje në vite. Orizin 95% të tregut e kanë 4 kompani, perimet e freskëta… Në krahasim me 2021, janë ulur importet me 75%, ku është efekti i luftës këtu? Importet në mars të 2021 janë rieksportuar, nuk janë ulur cmimet këtu. Dua t’ju them, tregjet te ne kryesore janë të meta, nuk ndryshon asgjë. Tregu i naftës sot ka 4 operatorë kryesore, njëri iku. Krijoni mundësi për hyrje të reja në treg. Duhet ndaluar abuzimi, ndani mendjen ose me tregtarët ose me fshatarët.’– tha Braçe.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, projektligjet që pritet të miratohen (RENDI)

(a.b)/dosja.al

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike erion brace seanca plenare 12 maj 2022 erion brace seanca plenare 12 maj 2022

Sondazh

Poll