Politike

VD-Marrëveshja e huasë me Agjensinë Franceze, ministrja: Shuma është 50 mln euro

12 Maj 2022, 11:12 Nga DOSJA
VD-Marrëveshja e huasë me Agjensinë Franceze, ministrja: Shuma

TIRANË– Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj prezantoi në Kuvendin e Shqipërisë, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore, në aksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri”. Ministrja zbuloi se huaja do të jetë 50 milionë euro, do të ketë maturim 12 vjeçar, me interes të përcaktuar si dhe shtoi se do të ketë parakusht, reformat. 


Shqipëria, krahas 192 shteteve anëtare të OKB, u bë pjesë e agjendës për të qëndruar në objektivat. Për këtë vijmë sot me qëllim ratifikimin e marrëveshjes së huasë me agjensisë franceze, ka në fokus arritjen e barazisë gjinore, nxitjen e rritjes ekonomike, punësimin e plotë dhe punë të denjë për të gjitha. Shuma është në 50 milionë euro, e përqëndruar në aksesin ekonomik më të mirë në vend. Hua do të ketë maturim 12 vjecar, interes të përcaktuar, parakushti janë reformat. Kjo do i japë dritën jeshile, për t’i shkuar buxhetit të shtetit. Masat janë në tre shtylla, përmirësimin e grave te asetet, rritjen në punë.. masat do te ndiqen nga një sërë institucionesh. Mbulimi i nevojave për financim është një nga instrumentat më të rëndësishëm të financimit. Sot falenderoj agjensinë franceze, BE, KVV për mbështetje buxhetore që i kanë dhënë Shqipërisë ndër vite. Financimi mundëson suport për buxhetin e shtetit. Flasi për rritjen e përfshirjes së grave në biznes, një prej tyre është dhe programi në nxitjen e vetëpunësimit. Në vazhdimësi do të intensifikojmë punën, do të mbështesim gratë dhe vajzat. Ju ftoj ta miratojmë këtë projektligj.’- tha Ibrahimaj.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, projektligjet që pritet të miratohen (RENDI)

(a.b)/dosja.al

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike delina ibrahimaj seanca plenare 12 maj 2022 delina ibrahimaj seanca plenare 12 maj 2022

Sondazh

Poll