Politike

VD-DEBATE/ Tabaku-Ibrahimajt: S’ke kaluar shkallët e duhura, turp të arrestohesh për PPP

12 Maj 2022, 10:45 Nga DOSJA
VD-DEBATE/ Tabaku-Ibrahimajt: S’ke kaluar shkallët e duhura, turp

TIRANË– Ditën e sotme, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u përplas edhe me ministren Delina Ibrahimaj. Ministrja deklaroi se nuk e kuptonte se përse në Parlament quhet turp të bësh PPP ndërkohë që Tabaku i tha se turp është që dikush të arrestohet pikërisht për Koncesionet, Partneriteti Publik Privat. Debati mes tyre nisi gjatë seancës së sotme plenare për rritjen e çmimeve, e më pas kaloi në akuza.


DEBATI I PLOTË:

Jorida Tabaku: Në fillim të këtij viti patëm një rritje të çmimeve të ushqimeve. Autoriteti i konkurrencës dhe qeveria nuk morën masa. Patëm protesta masive. A patëm masa nga ana e qeverisë dhe institucionet shtetërore? Çmimet vazhdojnë dhe rriten, ngrihen struktura atipike komuniste si bordet, përsëri nuk ndodh asgjë.

Delina Ibrahimaj: Në vitin 2021 inflacioni nuk ishte rritur, ka filluar të rritet brenda këtij viti. U rrit në janar me 3.7%, në shkurt me 3.9%, në mars me 5.7% dhe në prill me 6.2%. e vërtetë u rrit, por filloi të rritet këtë vit. Është e lehtë të dalësh të flasësh pa shifra, me supozime, po nuk është e lehtë të marrësh vendime që japin rezulatet e duhura. Ne kemi marrë vendimet në kohën e duhur dhe po shohim që rezultate deri tani janë ato të duhurat. Konsumi deri tani nuk ka shfaqur shenja rënie, siç shfaq zakonisht në periudha inflacioniste. Autoriteti i konkurrencës ka qëllimet e veta që janë të përcaktuara me ligj. PPP nuk janë turp të përmenden. Janë procese dhe procedura që ndiqen nga gjithë vendet e botës për të financuar investime madhore të cilat nuk mund të mbarten nga buxheti i shtetit. Procedurat janë transparente dhe i shërbejnë vendit thuhet që kjo qeveri po bën porte dhe aeroporte. Po pse është turp të bësh porte dhe aeroporte? Është turp ta bësh Shqipërinë me 3-4 aeroporte? Unë mendoj që jo.

Jorida Tabaku: Gjithmonë me lehtësinë e papërballueshme të arrogancës përgjigjet ministrja që nuk ka kaluar nga shkallët e duhura të meritokracisë. Nuk është turp të bësh PPP por turp është që të arrestohesh për PPP-të apo si puna e atij tjetrit që mund të shkojë prej Check Up. Tregu ka sot probleme më jetike dhe pres që AK të mos merret me tregun e Play Station 5 dhe jo me gjëra më të rëndësishme Çmimet e produkteve janë rritur me kohë, janë rritur çmimet për miellin, për sheqerin, për naftën që nga shtatori por ju e keni mohuar dhe sot vini këtu dhe gënjeni. I thashë ministres që jemi në një situatë stagflacioni dhe ministrja e mohonte ndërkohë që sot po flasim për këtë. Dhe e fundit, sot qeveria po bën biznes me krizën si spekulatore. Po bëjnë biznes në kurriz të qytetarëve shqiptare janë për bukën e gojës. Kur sot po rriten çmimet. Po ndajmë ne para për popullin shqiptar, a thua se janë paratë e tyre por harrojnë që janë paatë e buxhetit të shtetit. Në fund, ju kujtoj që të jeni pak më të qetë dhe më me edukatë kur përgjigjeni.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, projektligjet që pritet të miratohen (RENDI)

(a.b)/dosja.al

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike delina ibrahimaj jorida tabaku seanca plenare 12 maj 2022 delina ibrahimaj jorida tabaku seanca plenare 12 maj 2022

Sondazh

Poll