Politike

VD-Gjenocidi i Srebrenicës, Berisha: Nëse Serbia nuk e pranon, mund të ripërsëritet

12 Maj 2022, 08:18 Nga DOSJA
VD-Gjenocidi i Srebrenicës, Berisha: Nëse Serbia nuk e pranon, mund

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë se projekt rezoluta duhet të votohet nga të gjithë deputetët. Sipas Berishës, kjo rezolutë ka synim që të dënojë një akt të pashembullt. Ai u shpreh se nëse Serbia nuk e pranon këtë akt të rëndë që ka kryer, ka rrezik që historia të ripërsëritet.

Ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie të madhe të regjistruar ne Europë. Ka synim të shprehë solidaritetin me boshnjakët, viktimat e kësaj barbarie. Ka synim të dënoje një akt të pashembullt. U grumbulluan në një kamp të mbrotjur nga OKB, por për shkak të dobësive ekstreme aty u zhvillua kasaphana më e madhe. Ata që shpëtuan nga kampi u ndoqën pyjeve të Bosjes dhe u ekzekutuan. Njohja e genocidit është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara, kush nuk e njeh ka qëndrim parahistorik. Njohja është kusht. Pra, në rrafshin juridik ky është gjenocid, i faktuar dhe i pranuar në mbarë vendet e qytetëruara. Vucic tha për çdo serb të vriten 100 myslimanë. Nëse Serbia nuk e pranon, mund të ripërsëritet. Vuçiç është frymëzuesi i gjenocidit serb. Ky njeri është Putin i vogël që ti përsërisë ato në çdo kohë.

Një nga shkaqet më madhore është qëndrimi ndaj Vucic, i cili është frymëzues ndaj gjenocidit serb. Po kush jemi ne në raport me gjenocidin serb? Cfarë mesazhi i cojmë sot shqiptarëve, kur parlamenti i tyre nuk voton një rezolutë që dënon barbarinë më të madhe, të një kombi. Shqipëria, ndihmoi gjatë luftës, në të gjitha mënyrat, ne kemi marëdhënie miqësore me Bosnjen. Ta votojmë këtë rezolutë, si një detyrim madhor të një kombi.’– tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, projektligjet që pritet të miratohen (RENDI)

(a.b)/dosja.al

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike sali berisha seanca plenare 12 maj 2022 sali berisha seanca plenare 12 maj 2022

Sondazh

Poll