Politike

VD-‘Ku ka konkurencë këtu?’, Shehu: Qesharake, ka korrupsion kudo, s’ngrihen probleme reale

12 Maj 2022, 10:45 Nga DOSJA
VD-‘Ku ka konkurencë këtu?’, Shehu: Qesharake, ka

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ngriti si shqetësim në Kuvendin e Shqipërisë korrupsionin në vend. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehu deklaroi se në Shqipëri ka kudo korrupsion dhe nuk po ngrihen problemet reale që janë në vend. 


Në sistemin shëndetësor është krijuar modeli i shërbimeve private. Është më keq se monopol, i jepet një privati të krijuar nga shteti. Kjo është dicka që nuk ekziston dhe vetëm paguhet, marrim monopolin e laboratoreve. Krijojmë një monopol kombëtar, i jepet privatit. Ku është konkurenca këtu? Unë i akuzoj ata, si bashkëfajtor në këtë krim të vendit, cfarë po ndodh. Shërbimi shkatërrohet, çmimet i vendos kush të dojë, qytetarët ngelin pa shërbim se ky është monopoli. Nuk ka vend të botës që mund të ndodhë kjo gjë, na është shkatërruar thelbi, është krijuar mënyra më e rrezikshme, ka vëtëm hajdutlliqe, janë shkatërruar shërbimet. Nuk bëhet asgjë, se është shkëputur nga spitali. Ku jemi këtu? Janë rritur çmimet dhe janë vendosur tavane, thonë se po kontrollohen çmimet e karburanteve, gënjeshtër. Shikoni si janë? Pse kështu kontrollohen? Kontrollohen duke liberalizuar tregun, duke kontrolluar cilësinë, duke ulur taksat, cfarë po bën Italia? Ne çfarë po bëjme, qesharake, kjo është korrupsion. Nuk vendosen nga 4 veta këto gjera, pse nuk ngrihen probleme reale, pse? Se janë të korruptuar, duhet thënë se ne kemi shkatërruar konkurencën. Po të vazhdojmë kështu, jo vetëm që nuk ka cilësi, po do të këtë rritje akoma më të lartë seç ka sot.‘- deklaroi Shehaj.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, projektligjet që pritet të miratohen (RENDI)

(a.b)/dosja.al

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike seanca plenare 12 maj 2022 tritan shehu seanca plenare 12 maj 2022 tritan shehu

Sondazh

Poll