Politike

VD-Hua për barazinë gjinore, Duma: 50 mln euro janë borxh, s’janë për barazinë gjinore

12 Maj 2022, 11:29 Nga DOSJA
VD-Hua për barazinë gjinore, Duma: 50 mln euro janë borxh,

TIRANË– Huanë e qeverisë shqiptare nga agjensia franceze për gratë e dhunuara në vend, sipas deputetes Grida Duma është borxh. Gjatë seancës së sotme plenare, Duma tha se nëse do të investohen kaq shumë para për gruan në vend do të ishte gjë shumë e madhe.


‘Një gjë e dini dhe ju, kjo 50 milionë euro nuk është barazi gjinore. 50 milionë euro është borxh buxhetor dhe për barazinë gjinore. Unë jam e fushës, e di çfarë do të thotë 50 milionë euro. Nëse për gruan do të investohej, do ishte gjë e madhe. Përfaqësuesi i qeverisë që erdhi në komision tha deshën francezët ta quanin barazi gjinore se nuk është e tillë. Ju bëni dhe shani vetveten. Njerëzit nuk ju dëgjojnë vetëm juve. Ju thoni 50 milionë euro për barazinë gjinore. Nuk është çështja nëse rriten shifrat në letër, por çfarë ndodh me gruan. Le të mos ketë projekte, por t’i shkojnë drejtpërdrejtë ndihmë financiare ato miliona euro. Ne e dimë se dhuna ndodh se gratë janë të varfra. Nuk është çështja të bësh projekte, apo të bësh pyetje nëse janë dhunuar gratë e politikës. Kjo është hipokrizi. Nëse gratë e politikës nuk mbrojnë dot veten, larg qoftë që bëjnë politikë. Është e dhimbshme se gruaja sot është në krahun e punës në bujqësi dhe ne harxhojmë lekë me projekte asistencash teknike. Fasoneritë e mbushura me skllavëritë për gratë. Ajo çfarë kërkoj nga zonjat kolege, a mund t’i çojmë drejtpërdrejt ato para për gratë? Sot nuk ka strehime të grave që nuk kanë ku shkojnë. Kemi arritur në një pikë që vidhet dhe thoni të bëhemi pjesë e vjedhjes. Është kthyer në “kap ca të kapësh”. Do pres që dikush nga ju të thotë, kjo nuk është barazi gjinore, por buxhet, deficit buxhetor. Përfaqësuesi tha se me këtë shkon 73.4% borxhi publik i Shqipërisë”, tha Duma.

LAJMI KRYESOR:LIVE- Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, projektligjet që pritet të miratohen (RENDI)

(A.B)/Dosja.al

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike grida duma seanca plenare 12 maj 2022 grida duma seanca plenare 12 maj 2022

Sondazh

Poll