Aktualitet

Plagosje me thikë në Kavajë, 55-vjeçari përfundon në spital

12 Maj 2022, 11:03 Nga DOSJA
Plagosje me thikë në Kavajë, 55-vjeçari përfundon

KAVAJË– Një 55-vjeçar me inicialet G. M., ka mbetur i plagosur me thikë dhe ka përfunduar në spital. Në njoftimin e Policisë së Kavajës bëhet me dije se plagosja ka ndodhur në Kavajë, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 13.. Autori i ngjarjes është një 43-vjeçar me inicialet G.B., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë Kavajë:

Më datë 12.05.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 13, shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka goditur me mjet prerës shtetasin G. M., 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne kavaje policia e kavajes plagosje ne kavaje policia e kavajes

Sondazh

Poll