Aktualitet

VD-Me kokën ulur duke shmangur kamerat, Sulejmani që përplasi çiftin e beben lihet në burg

12 Maj 2022, 08:50 Nga DOSJA
VD-Me kokën ulur duke shmangur kamerat, Sulejmani që përplasi

TIRANË– Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që përplasi çiftin Konomi dhe beben e tyre është lënë në burg. Në orën 10:00, i riu është futur në sallën e gjyqit ku me kokën ulur e duke shmangur kamerat priti të njihej me masën e sigurisë. Prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’ për 39-vjeçarin që akuzohet për veprat penale ‘shkelje e rregullave të qarkullimit me pasojë’, ‘drejtim te automjeteve në mënyre te parregullt nën ndikimin e drogës’ si dhe ‘largim nga vendi i aksidentit’, gjë që u aprovua nga Gjykata. Në dëshminë e dhënë një ditë më parë, vetë Sulejmani ka mohuar të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që ka ndodhur aksidenti. Ai hedh dyshime mbi policinë duke u shprehur se testi që i kanë bërë nuk është real dhe kërkon që t’i bëhen analizat e gjakut.

Nga ana tjetër, çifti Konomi ndodhen në gjendje të rëndë pasi janë të dy në një fazë që kanë nevojë herë pas here për oksigjen, për shkak të dëmtimeve në mushkëri. Arjan Konomi, i cili po kurohet në spitalin e Traumës ka kaluar në reancimacion, trajtim intensiv. Vilma Konomi është në gjendje delikate gjithashtu.


Çifti po kalonin rrugën me karrocën e bebit në momentin që semafori u dha sinjal këmbësorëve, por Sulejmani u fut me të kuqe dhe i përplasi. Videoja e publikuar eksklizivisht nga Dosja.al tregonte momentin e tmerrshëm të aksidentit. Çifti ra në tokë, por fatmirësisht “G Class”-i i Sulejmanit nuk e preku karrocën e bebit. Ajo u rrëzua vetëm nga fakti se e ëma që po e shtynte, humbi kontrollin dhe i iku nga duart.

Sulejmani mësohet se ka dalë nga makina në momentin që ka aksidentuar çiftin Arjan dhe Vilma Konomi bashkë me foshnjen e tyre 3-muajshe dhe ka vënë duart në kokë kur ka parë skenën e tmerrshme. Por, ai është kthyer në makinën e tij e ka marrë të bijën, 4 vjeçe, të cilën e ka parë duke qarë. Pasi e ka marrë vajzën në krahë është larguar përmes rrugicave të pallateve dhe më pas ka shkuar në një spital privat tek Kthesa e Kamzës. Aty, ai u vu në pranga dhe rezultoi se ishte i droguar (kishte konsumuar kanabis e metamfetaminë). Sulejmanit i është vendosur gjoba 1 milionë lekëshe dhe i është pezulluar patenta për dy vjet. 

VIDEO NGA SALLA/ Sulejmani del në gjyq, ul kokën e shmang kamerat

(F.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet ajas sulejmani arajn konomi g-class perplas ciftin dhe foshnjen vilma konomi ajas sulejmani arajn konomi g-class perplas ciftin dhe foshnjen vilma konomi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Maj 2022, 07:18

EMRAT/ Gjenden dy shqiptarë të plagosur në Itali

ITALI– Dy shqiptarë janë gjëtur të plagosur në tokë në Pescara të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët janë pikasur nga një kalimtar që ka laj...