Aktualitet

I burgosuri merr ilaçe e përfundon në spital për të vjedhur një bisturi, i zbulohet plani

12 Maj 2022, 11:09 Nga DOSJA
I burgosuri merr ilaçe e përfundon në spital për të

KORÇË– Një i burgosur në institucionin e vuajtjes së dënimit në Drenovë ka përfunduar në spitalin e Korçës pasi kishte konsumuar një sasi të madhe ilaçesh, duke i bërë autoritetet të mendojnë se donte të vetëflijohej. I riu, ende i paidentifikuar është dërguar nëspitalin e Korçës ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Por, pasi është kuruar, ai ka përfituar nga mungesa e mjekëve në dhomë dhe ka vjedhur një bisturi. Mjeti prerës i është zbuluar gjatë kontrollit nga ana e policisë së burgjeve. Pikërisht ky veprim ka nxjerrë në pah se konsumimi i ilaçeve dhe shtrimi në spital ka qenë i qëllimshëm nga ana e të burgosurit, që siç duket synonte të fuste në qeli një mjet prerës. Arsyeja nuk dihet ende.

(F.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet burgi i drenoves spitali i korces burgi i drenoves spitali i korces

Sondazh

Poll