Aktualitet

Vila 760 mijë euroshe u bë mollë sherri në Kuvend, Spaho-Bardhit: Legen

12 Maj 2022, 09:22 Nga DOSJA
Vila 760 mijë euroshe u bë mollë sherri në Kuvend,

TIRANË– Shkak për sherrin e madh që nisi mes deputetëve të Partisë Demokratike në Kuvend janë bërë deklaratat e Gazment Bardhit të një nate më parë në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili.

Nga videoja e siguruar nga Dosja.al u pa se si deputeti Edmond Spaho u afrua t’i kërkonte llogari Bardhit për vilën që sipas këtij të fundit zotërohet nga një prej katër ish-ministrave të PD-së. Loja luhej mes katër emrave Flamur Noka, Bujar Leskaj, Tritan Shehu e Edmond Spaho e pikërisht ky i fundit debatoi me Bardhin.

“Je shpifës, gënjeshtar dhe legen,”- i ka thënë Spaho fillimisht Bardhit.

Sherri agravoi sa ndërhynë socialistët duke u kërkuar të qetësoheshin. Por, atyre u ktheu përgjigje Jorida Tabaku e cila tha se debatet mes demokratëve nuk duhet të shqetësojnë palët e tjera.

LAJM KRYESOR:LIVE- Mollë sherri vila 760 mijë euro! Spaho i kërkon llogari Bardhit, degradon sherri në Kuvend

(f.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore politike edmond spaho gazment bardhi seanca plenare 12 maj 2022 edmond spaho gazment bardhi seanca plenare 12 maj 2022

Sondazh

Poll