Aktualitet

Vrasja e Lamajt e Saliut, tërhiqet Reçi, nuk dëshmon në gjyq: Jam kërcënuar

12 Maj 2022, 08:12 Nga DOSJA
Vrasja e Lamajt e Saliut, tërhiqet Reçi, nuk dëshmon në

TIRANË– Luftar Reçi, i penduari i drejtëssië për për shtatë të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në shkurt të vitit 2005 është tërhequr dhe nuk është paraqitur në seancë. Ndërkohëe që sot pritej të dëshmonte, Reçi është shprehur se ndihet i kërcënuar dhe se nuk mund të flasë kundër të akuzuarve psi ndodhet në gjendje jo të mirë psikologjike. Sipas gazetares Klodiana Lala, duke marrë shkak nga këto deklarata, është kërkuar edhe ekspertim psikiatrik për Reçin.

Reçi është i penduar i drejtësisë për procesin ndaj Emiljano Shullazit, Lulzim Berishës, Plarent Dervishajt, Indrit Rusit Indrit Taullait dhe Viktor Imerajt. Në muajin shkurt, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbylli hetimet dhe dorëzoi në gjykatë dosjen.

Por si ndodhën dy vrasjet e bujshme që tronditën Shqipërinë në 2005?

Ngjarja e parë kriminale është vrasja e Klodian Saliut, i njohur si rivali i Lulzim Berishës, e ndodhur më 26 shkurt 2005, ku Saliu u ekzekutua në Maminas dhe që prej asaj kohe gjithnjë është përfolur se pas ngjarjes qëndronte Lulzim Berisha. Ngjarja e dytë kriminale, që SPAK akuzon grupin si ekzekutor është vrasja e biznesmenit Vajdin Lame. Biznesmeni u vra me lëndë shpërthyese më 27 shkurt të vitit 2005, dhe bashkë me të humbi jetën edhe Artan Arsi. Dosja.al, raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. Për ngjarjen hetimet kanë përfunduar e janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Rusi dhe Luftar Reçi.

(F.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet klodian saliu luftar reci vrasja e klodian saliut vrasja e vajdin lames klodian saliu luftar reci vrasja e klodian saliut vrasja e vajdin lames

Sondazh

Poll