Aktualitet

Sherri me Spahon, reagon Bardhi: Çmimi i vilës është ulur, ka shkuar në 670 mijë euro

12 Maj 2022, 09:26 Nga DOSJA
Sherri me Spahon, reagon Bardhi: Çmimi i vilës është ulur,

TIRANË– Gazment Bardhi nuk tërhiqet nga akuzat që ka bërë ndaj një prej katër ish-ministrave të Partisë Demokratike që sot janë pjesë e Grupit të Rithemelimit. Pas sherrit të fortë që pati sot në Kuvend me Edmond Spahon, Bardho ka bërë një status në rrjetet sociale ku shkruan me humor se çmimi i vilës është ulur. Sipas fotos që ka publikuar deputeti i PD-së, vila tashmë kushton 670 mijë euro.

“E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur,”- shkruan Bardhi.

E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur ?? pic.twitter.com/AMCActkkB7

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) May 12, 2022

Nga videoja e siguruar nga Dosja.al u pa se si deputeti Edmond Spaho u afrua t’i kërkonte llogari Bardhit për vilën që sipas këtij të fundit zotërohet nga një prej katër ish-ministrave të PD-së. Loja luhej mes katër emrave Flamur Noka, Bujar Leskaj, Tritan Shehu e Edmond Spaho e pikërisht ky i fundit debatoi me Bardhin.

LAJMI KRYESOR: Mollë sherri vila 760 mijë euro! Spaho i kërkon llogari Bardhit, degradon sherri në Kuvend

(F.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore kryesore edmond spaho gazmnet bardhi sherr bardhi-spaho edmond spaho gazmnet bardhi sherr bardhi-spaho

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Maj 2022, 07:18

EMRAT/ Gjenden dy shqiptarë të plagosur në Itali

ITALI– Dy shqiptarë janë gjëtur të plagosur në tokë në Pescara të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët janë pikasur nga një kalimtar që ka laj...