Aktualitet

Mollë sherri vila 760 mijë euro! Sherr mes Spahos e Bardhit në Kuvend, ndërhyn PS (REAGIME)

12 Maj 2022, 09:39 Nga DOSJA
Mollë sherri vila 760 mijë euro! Sherr mes Spahos e Bardhit në

TIRANË– Vila me vlerë 760 mijë euro e aluduar nga Gazment Bardhi se i përket një prej katër ish-ministrave të Partisë Demokratike, solli sot ‘furtunë’ në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili ka qenë edhe ministër Turizmi ka zgjedhur pikërisht seancën plenare për t’i kërkuar llogari Bardhit në lidhje me deklarat e thënë një natë më parë në studion e “Open”. Ndërkohë që Bardhi dikskutonte me Jorida Tabakun e Tritan Shehun, Spaho ndërhyri dhe kërkoi që deputeti të zbardhte emrin e pronarit të vilës e të mos akuzonte njerëz ‘në tym’. Kjo thirrje mori edhe përgjigje nga Bardhi që nuk ishte emri i pronarit të vilës por një replikë që agravoi situatën.

“Shko more mbushu,”– i tha Bardhi Spahos gjë që dëgjohet edhe në videon e siguruar nga Dosja.al. nuk u ndalën me kaq sepse anëtari i Komisionit të Rithemelimit kërkoi që të dilnin jashtë e të sqaroheshin. Ky sherr mes demokratëve nuk iu shpëtoi as socialistëve. Ishte Erion Braçe, deputeti i PS-së ai që reagoi i pari dhe kërkoi që të qetësosheshin pasi ajo që po bënin ishte një turp. Pas tij, zërat nga kampi rozë u shtuan, por përgjigjen ua dha Jorida Tabaku.

Po ç’ju duhet more ju,”– tha deputetja e PD-së duke kërkuar që socialistët të qëndronin larg debateve mes demokratëve. Nga selia, debate u zhvendos në rrjetet scoaiel. I pari që reagoi ishte Tritan Shehu i cili quajti inskenime të tuprshme deklaratat e Bardhit. Ky i fundit shtoi dozat e humorit teksa përmes një fotoje të publikuar shkruante se çmimi i vilës ka rënë në 670 mijë euro për shkak të publiciteti që i ka bërë ai. Edhe Spaho reagoi sërish. Në një postim në Facebook, ai shkruan se asnjë nga rrethi i tij familjar nuk ka pasur prona të tilla dhe i fton të gjithë që ta verifikojnë këtë gjë në të dhënat e deklaruara në ILDKP. Spaho paralajmëron Bardhin që të ndjekë ngjarjen e ndodhur në Elbasan vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. 

Një ditë më parë, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili deklaroi se një ish-ministër i PD-së ka një vilë që kushton 760 mijë euro pa dhënë emër. Por loja luhet mes katër emrave: Flamur Noka, Bujar Leskaj, Tritan Shehu e Edmond Spaho.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Sherri me Bardhin, Spaho: I pafytyrë, shiko ngjarjen në Elbasan, mos hap fronte të tjera

Sherri me Spahon, reagon Bardhi: Çmimi i vilës është ulur, ka shkuar në 670 mijë euro

Vila 760 mijë euroshe u bë mollë sherri në Kuvend, Spaho-Bardhit: Legen

Sherri në Kuvend, Tritan Shehu: Inskenime të pista të Bardhit, aludon për kolegët në publik

VIDEO- “Dil jashtë po ta mbajti”, SHERR mes Bardhit e Spahos, Braçe ndërhyn: Turp, ç’bëni

(A.B;F.M/DOSJA.AL)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore politike gazment bardhi seanca plenare 12 maj 2022 sherr bardhi-spaho sherr ne kuvend gazment bardhi seanca plenare 12 maj 2022 sherr bardhi-spaho sherr ne kuvend

Sondazh

Poll