Aktualitet

VIDEO- “Dil jashtë po ta mbajti”, SHERR mes Bardhit e Spahos, Braçe ndërhyn: Turp, ç’bëni

12 Maj 2022, 08:46 Nga DOSJA
VIDEO- “Dil jashtë po ta mbajti”, SHERR mes Bardhit e Spahos,

TIRANË– Sherr dhe ofendime në Kuvendin e Shqipërisë! Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u përfshi në një debat me deputetin e PD-së, Edmond Spahon. Ky i fundit u ngrit nga vendi i tij në Kuvend dhe shkoi pranë Bardhit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, me dosje në dorë, e shikoi me nerva dhe i kërkon që të largohej. Spaho, me ton kërcënues, i kërkoi që të dilnin jashtë sallës së Kuvendit dhe të sqaroheshin. Pranë tyre ishte dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cila qëndronte duke i dëgjuar e më pas ndërhyu duke kërkuar që të sheshonin tonet. 

I vetmi që ndërhyu nga Partia Socialiste, ishte deputeti Erion Braçe i cili iu drejtua kryetares së Kuvendit, me pyetje se çfarë po ndodhte në sallë. 

DEBATI i PLOTË:

Edmond Spaho: Palaço

Gazment Bardhi: Shko mor

Edmond Spaho: Dil jashtë po ta mbajti

Erion Braçe: Ca është kjo, po, ca është kjo?

Edmond Spaho: S’të vjen turp. Shpifës, fuks.

Jorida Tabaku: Çfarë ju duhet ju?

(Ndërhyjnë edhe deputetët e tjerë)

LAJMI KRYESOR: LIVE-Mollë sherri vila 760 mijë euro! Spaho i kërkon llogari Bardhit, degradon sherri në Kuvend

(a.b)/dosja.al

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore kryesore edmond spaho gazment bardhi seanca plenare 12 maj 2022 sherr bardhi-spaho edmond spaho gazment bardhi seanca plenare 12 maj 2022 sherr bardhi-spaho

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Maj 2022, 07:18

EMRAT/ Gjenden dy shqiptarë të plagosur në Itali

ITALI– Dy shqiptarë janë gjëtur të plagosur në tokë në Pescara të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët janë pikasur nga një kalimtar që ka laj...