Politike

Darka me liderët e Ballkanit/ Borrell konferencë para takimit: Duhet të jemi të bashkuar

11 Maj 2022, 19:00 Nga DOSJA
Darka me liderët e Ballkanit/ Borrell konferencë para takimit: Duhet

BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell ka dalë në një konferencë për shtyp para dakës jozyrtare që do të zhvillojë me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij para mediave, Borrell tha se gjatë takimit të sotëm do të dëgjojë shqetësimet e tyre lidhur me luftës në Ukrainë, ndërsa kërkoi edhe njëherë mbështetjen e tyre të plotë. Ndërsa paralajmëroi edhe një takim tjetër që pritet të zhvillohet të hënën dhe që në qendër do të ketë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Pres të dëgjoj shqetësimet e liderëve për luftën në Ukrainë. E dimë që Rusia po kërkon të shfrytëzojë vulnerabilitetin tonë, por nuk duhet që ta lëmë. Siç e kam thënë më parë, Ballkani Perëndimor nuk është oborri ynë i pasëm, por është oborri ynë i përbashkët. Shumica e partnerëve tanë nga BP janë vendosur në vijën e parë dhe i kërkoj të tjerëvë të bëjnë të njëjtën gjë. Sot do flasim për angazhimet tona, e kemi politikën më të rëndësishme të jashtme. Të hënën do kemi një tjetër takim politik për këtë rajon. Në këtë rast do ftojmë ministrat e Jashtëm që të bashkohen në takim. Po ashtu, dua të theksoj se nuk ka vend për minimin e suvbraitetint të Bosnjës dhe Hercegovinës. Mendoj se duhet të jem shumë i sinqetë me Dodik sot, siç kam qenë më parë. Duhet të jemi të bashkuar. Ky është interesi i përbashkët. Është mënyra më e mirë për të ngritur një të ardhme të përbashkët,”-tha ndër të tjera Joseph Borrell.

LAJMI KRYESOR: Rama në Bruksel, takim me Borrell e liderët e Ballkanit, mungojnë Kurti e Abazoviç

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike joseph borrell joseph borrell

Sondazh

Poll

Politike 11 Maj 2022, 18:38

FOTOJA- Rama takon Joseph Borrell

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar në Bruksel për të marrë pjesë në darkën jozyrtare me liderët e tjerë të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Po ash...