Politike

Jorida Tabaku: Qeveria po fshihet pas vetos bullgare, por krimi i organizuar…

11 Maj 2022, 15:25 Nga DOSJA
Jorida Tabaku: Qeveria po fshihet pas vetos bullgare, por krimi i

TIRANË- Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku nuk i kurseu akuzat në drejtim të qeverisë sa i takon çështjes së integrimit. Po ashtu ajo shtoi se Rama po e përdor veton Bullgare si pengesa kryesore për avancimin e procesit të integrimit europian, por në fakt kjo është thjeshtë një retorikë politik dhe detyrat e qeverisë shqiptare janë tashmë shumë të qarta ku kriteri ndaj luftës ndaj krimit të organizuar është ndër kryesoret. Tabaku në fjalën e parë të saj ndahu tre cështje thelbësore të cilat po trajtohen në këtë takim..

“Së pari duke iu referuar progres raportit të Komisionit Europian, çështjet mbi krimin e organizuar mbeten mjaft të ndjeshme. Duke iu referua Progres raportit, ku thuhet se “krimi i organizuar mbetet një shqetësim. Raporti thekson se përpjekjet dhe vullneti politik duhet të rriten në drejtim të konsolidimit të historikut të sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve kriminale, si dhe krijimit të një historie solide në luftën kundër krimit të organizuar. Nga të dhënat zyrtare deri më tani numri i zyrtarëve të lartë të cilët janë nën hetim mbetet i ulët, duke theksuar se hetimet nuk përfunduar me vendim dënimi nga gjykata.”.

Këtu duhet të ndalemi dhe tek një element i rëndësishëm, siç është krimi zgjedhor që për opozitën ka ndjeshmëri edhe më të madhe, kur shohim një qasje të penguar ndaj dy dosjeve të çështjeve 184 dhe 339, çka dëshmon edhe një herë mungesën e theksuar të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë. Së dyti është çështja që ka të bëjë me pastrimin e parave dhe korrupsionit. Prej dy vitesh Shqipëria është futur në listën gri të MoneyVal çka dëshmon dhe një mungesën e vullnetit politik për të luftuar krimin e organizuar. Duke iu referuar raportit të SHISH se “Krimi i organizuar në Shqipëri ka një lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe ka adaptuar mënyra të ndryshme të ndërveprimit kundër agjencive ligjzbatuese. Grupet kriminale në vend kanë pak a shumë të njëjtin “format” të biznesit; trafik droge dhe trafik lëndësh të palejueshme, krime ekonomike, kontrabandë dhe kështu me radhë.”

Së treti, për Komisionin Europian me rëndësi ngelen dhe çështja e emigracionit, ku kërkohen përpjekje të konsiderueshme nga ana e qeverisë çka dëshmon një vullnet të ulët politik. Duke e përmbyllur duhet kërkuar dhe Ministrit Çuçi se çfarë është duke bërë aktualisht me ekipin negociator për integrimin europian duke qenë se krimi i organizuar dhe çështjet ndërlidhëse mbeten ndër elementët kryesore për dosjen e punës me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, përkatësisht kapitulli 23 dhe kapitulli 24 në Clustër të Parë”, tha ajo.

LAJMI KRYESOR: Çuçi raporton në KKIE, Bardhi: Kriminelët marrin tendera! Vetoja për BE? Balla: S’hiqet

(I.A/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike bledi çuçi jorida tabaku keshilli kombetar per integrimin europian bledi çuçi jorida tabaku keshilli kombetar per integrimin europian

Sondazh

Poll