Politike

Çuçi: Vendi ka nevojë për ngritjen e kapaciteteve kundër krimit kibernetik

11 Maj 2022, 15:30 Nga DOSJA
Çuçi: Vendi ka nevojë për ngritjen e kapaciteteve

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka deklaruar se në polici është forcuar bashkëpunimi ndërkombëtar. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, Çuçi tha se krimi i organizuar në vend po luftohet në bashkëpunim me partnerët. Ai gjithashtu tha se një tjetër nevojë emergjente është edhe ngritja e kapaciteteve e kundër krimit kibernetik.

“Takimin e sotëm nuk e shoh si të thjeshtë, por si një mendësi për të avancuar më tepër. Shqipëria nuk ka dyshim që do të jetë pjesë e BE. Sikundër e ka konfirmuar disa herë KE ne i kemi përmbushur të gjitha kushtet, dhe ngërçi i krijuar nuk na ka stepur aspak. Kapitulli 24 dhe ai 23 mund të konsiderohen si shtylla e të gjithë procesit të zgjerimit. Kjo na ngarkon me përgjegjësi por është edhe privilegj. Shpeshherë kur është fjala për bashkëpunim ndërkombëtar Ministria e Brendshme është fokusuar edhe tek zhvillimi i operacioneve të përbashkëta dhe kjo dëshmon nivelin e lartë të besimit që është krijuar nga partnerët europianë. Bashkëpunimi ndikon në hetime më efikase dhe sjell efikas në goditjen e grupeve kriminale. Marrëveshja e punës e inicuar dhe nënshkruar nga Shqipëria u pranua më pas edhe nga vendet e tjera të rajonin si model i mirë punë. Lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioritet për ne. Vëmendje i është kushtuar trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Ne kemi shtuar prezencën në Europol. Policia e shtetit është pranuar bashkëdrejtuese në EMPAKT, një platformë për bashkëpunimin e vendeve anëtare për të adresuar kërcënimet nga krimi të organizuar. Sipas progresraportit Shqipëria ka forcuar bashkëpunimin policor. Me rendësi është marrëveshja me Europolin për dhënien e të drejtës së aksesit në sistemin elektronik. Në nëntor 2021 ky bashkëpunim është shtrirë, duke i dhënë akses edhe SPAK”, tha Çuçi.

LAJMI KRYESOR: Çuçi raporton në KKIE, Bardhi: Kriminelët marrin tendera! Vetoja për BE? Balla: S’hiqet

(I.A/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike bledi çuçi keshilli kombetar per integrimin europian bledi çuçi keshilli kombetar per integrimin europian

Sondazh

Poll