Politike

Ferdinand Xhaferaj: Situata në terren për Policinë e Shtetit është e trishtueshme

11 Maj 2022, 15:35 Nga DOSJA
Ferdinand Xhaferaj: Situata në terren për Policinë e Shtetit

TIRANË- Ferdinand Xhaferaj ka deklaruar se situata në Policinë e Shtetit është e trishtueshme. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, Xhaferaj tha se në vititn 2021 nuk pati asnjë gjë pozitive përveç faktit të dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Ai gjithashtu tha se gjërat në këtë vend kanë ngelur kështu për shkak të vullnetit politik.

“Për këtë cështje kaq të ndjeshme fatkeqsisht nuk duhet të ishim kaq në distancë midis njëri-tjetrin. Nëse kthehemi prapa në 2021, a kishte gjë positive në këtë qasje sic e përshkroi Ministri Çuçi, përvec faktit që u shkarkua një Drejtor i Përgjithshëm Policisë së Shtetit dhe u caktua një zyrtar me CV të kënaqshme. Por kjo është shumë pak. Situata në terren, situata që preket nga qytetarët është shumë e trishtueshme. E ashtuquajtura task forca mbi pastrimin e parave, ka ngelur në vend numëro. Ndaj nëse gjerat janë në këtë pikë është se mungon vullneti politik. Çelësi i ndryshimit të situatës me rendin dhe krimin e organizuar është thjeshtë vullneti politik. Kemi raste kur kryetarët e bashkive mbeten nën mbrotjen politike dhe sot, dhe kjo është e trishtueshme. Në fakt i vetmi bastion jane institucionet e pavarura të policisë dhe mazhoranca përpiqet ti bëjnë presion drejtësisë. Ndaj këto institucione duke ta frenojnë krymnistrin për të frenuar qasjen për ta kontrolluar drejtësinë”, tha Xhaferaj.

LAJMI KRYESOR: Çuçi raporton në KKIE, Bardhi: Kriminelët marrin tendera! Vetoja për BE? Balla: S’hiqet

(I.A/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike bledi çuçi ferdinand xhaferaj keshilli kombetar per integrimin europian bledi çuçi ferdinand xhaferaj keshilli kombetar per integrimin europian

Sondazh

Poll