Politike

Dhurata Çupi: Smund të anashkalojmë raportin e DASH

11 Maj 2022, 16:12 Nga DOSJA
Dhurata Çupi: Smund të anashkalojmë raportin e DASH

TIRANË- Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka deklaruar se smund të anashkalojmë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me krimin e organizuar në vend. Gjatë Këshillit Kombëtar të Integrimit, Çupi tha se në vitin 2021 3 shoqëri kanë lidhur kontrata me fondet publike dhe se kanë përfituar rreth 13 milion euro. Ajo gjithashtu ngriti pyetjen në lidhje me rezultat e tëstit të drogës për policët.

“Në 2020 keni miratuar ndryshime në prokurimet publike, por vetëm në 2021 të paktën 3 shoqëri kanë lidhur konktrata me fonde publike, kanë përfituar gati 13 milion euro, dhe janë të dënuar pra janë ekspoenentë të krimit të organizuar. Ndaj smund të anashkalojmë as atë që thotë DASH duke menduar se jemi vendi më i lumtur apo që këto tre kompani kanë përfituar kaq shumë para. Ato që thonë raportet ndërkombëtare është evidentimi i këtij realiteti në Shqipëri. Kujtojmë këtu që në vitin 2021, u njoftua kryerja e testit të drogës nga punonjësit e policisë. Ku jemi me këtë? Sa i takon regresit në mbrojtjen e sigurisë. Së pari trupat e policisë duhet të ketë integritet dhe që ata të luftojnë krimin e organizuar. Cfarë rezultatesh prodhoi testi i drogës?”, tha Çupi.

LAJMI KRYESOR: Çuçi raporton në KKIE, Bardhi: Kriminelët marrin tendera! Vetoja për BE? Balla: S’hiqet

(I.A/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike dhurata cupi keshilli kombetar per integrimin europian dhurata cupi keshilli kombetar per integrimin europian

Sondazh

Poll