Politike

Raportet ndërkombëtare, Grida Duma: Keni dështuar që të gjithë 

11 Maj 2022, 15:10 Nga DOSJA
Raportet ndërkombëtare, Grida Duma: Keni dështuar që të

TIRANË- Grida Duma ka deklaruar se sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare ka dështuar qeveria. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, Duma tha se në 9 vite qeverisje Shqipëria nuk ka asnjë arritje ndërkombëtare, duke theksuar se një nga problemet më të mëdha sot në vend është përdorimi i drogërave në shkollë.

“Keni dështuar të gjithë. Sa i përket progres raporteve, disa prej nesh kanë përvojë me leximin e tyre. Unë jam e kënaqur që një nga kolegët e mazhorancës e ç’tensionoi këtë situatë dhe tha madje t’i tregojmë fëmijëve tanë që kemi arritur suksese. Unë e di që brezi i ri shqiptar na ndjek me vëmendje. Këtu keni specialistë që do t’ju tregojnë që në çdo progres do të gjeni gjithmonë fjalët e mira, ku do të thuhet progres në rrite, të gjitha termat që na japin partnerët europian për të na motivuar pak që ne duhet të vazhdojmë. Çështje është ku jemi…Do ishte mirë që atje ku ka përmirësime t’i themi, por edhe ju atje ku nuk ka arritje t’i thoni. Patjetër që jeta kjo është shkëmbim marrje dhe dhënie…Kjo është lojë sepse viti i 9 , dy mandate, i treti tani që Shqipëria nuk u hap negociata. Në 2013 dy produkte për shqiptarët ishin arritur, ju s’keni bërë asgjë tjetër deri më tani. Çfarë përfitojnë shqiptarët nga tryeza të pafundme që jemi ulur ne këtu. Në këto 8-9 vite zero përfitime sa i përket BE. Sot kemi një problem të madh të përdorimit të drogërave në shkolla. Shqetësimi i madh i familjeve shqiptarë është se nuk është marrë asnjë masë deri më tani”, tha Duma.

LAJMI KRYESOR: Çuçi raporton në KKIE, Bardhi: Kriminelët marrin tendera! Vetoja për BE? Balla: S’hiqet

(I.A/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike grida duma keshilli kombetar per integrimin europian grida duma keshilli kombetar per integrimin europian

Sondazh

Poll