Politike

“Shanset që Bullgaria të heqë veton janë zero”, Balla: Kjo çështje nuk na takon ne por…

11 Maj 2022, 16:30 Nga DOSJA
“Shanset që Bullgaria të heqë veton janë zero”,

TIRANË- Bashkëkryetari i Këshillit Kombëtar për Integrimin, Taulant Balla foli në lidhje me integrimin e vendit, i cili është i lidhur dhe me fatin e Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj mbledhje, Balla tha se shanset që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut janë pothuasje zero dhe se kjo çështje nuk na takon neve. Ai gjithashtu ka paralajmëruar mundësinë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

“Unë shpresoj te ajo që tha kancelari gjerman dhe presidentin i Francës për një qasje të re të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. Në këshillin e parë Kombëtar të Integrimit ti themi gjerat siç janë. Shanset që Bullgaria ta heqë veton janë pothuajse është zero. E dimë sa e vështirë është zhbësh një rezolutë në parlamentin bullgar që ka marrë 100% të votave për të bllokuar mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Unë mendoj se kjo është një çështje që nuk na takon. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nga ana e tij ka paralajmëruar se Shqipëri mund të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën e përbashkët drejt BE-së, nëse Bullgaria nuk pranon të heq veton për integrimin“, tha Balla.

LAJMI KRYESOR: Çuçi raporton në KKIE, Bardhi: Kriminelët marrin tendera! Vetoja për BE? Balla: S’hiqet

(I.A/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike keshilli kombetar per integrimin europian taulant balla keshilli kombetar per integrimin europian taulant balla

Sondazh

Poll