Politike

Bledi Çuçi i përgjigjet Bardhit: Ke tendencë për të nxirë realitetin

11 Maj 2022, 15:07 Nga DOSJA
Bledi Çuçi i përgjigjet Bardhit: Ke tendencë për

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka deklaruar se Gazment Bardhi ka tendencë për të nxirë realitetin kur flet për krimin e organizuar në vend. Gjatë mbledhjes se Këshillit Kombëtar të Integrimit u diskutua zbatimi i rekomandimeve të KE për vitin 2021, Çuçi tha se ne si vend duhet të krenohemi me statistikat e Policisë së Shtetit.

“Zoti Bardhi ka tendencë për të nxirë realitetin. Unë jam ministri i Brendshëm , këto janë statistika të Policisë së Shtetit dhe po ju them që duhet të krenohemi me faktin që Shqipëria merr pjesë në operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar, kur vetëm pak vite më parë as informacione nuk merrte. Kjo është arritje shumë e madhe dhe këtë nuk e bëra unë, por përpjekjet e vazhdueshme,. Dhe sa i përket OFL është një nga veprimet më të rëndësishme që ka ndërmarrë qeveria, ju them se janë në total të konfiskuara 851 pasuri me vlerë 150 mln euro dhe 80% e tyre është rezultat i atij ligji”, tha Çuçi.

LAJMI KRYESOR: Çuçi raporton në KKIE, Bardhi: Kriminelët marrin tendera! Vetoja për BE? Balla: S’hiqet

(I.A/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike bledi çuçi gazment bardhi keshilli kombetar per integrimin europian bledi çuçi gazment bardhi keshilli kombetar per integrimin europian

Sondazh

Poll