Sport

Kontratat/ Plas te Bayern, tension midis trajnerit dhe drejtorit…

11 Maj 2022, 17:34 Nga DOSJA
Kontratat/ Plas te Bayern, tension midis trajnerit dhe drejtorit…

GJERMANI – Marrëdhëniet mes trajnerit të Bayern Munichut, Julian Nagelsmann dhe drejtorit sportiv, Hasan Salihamidzic, po kalojnë një periudhë tensioni, sipas raportimeve të shtypit, për shkak të dallimeve të tyre në politikën e transferimeve dhe mënyrës së rinovimit të kontratave të rëndësishme.

Nagelsmann, sipas gazetës “tz” të Mynihut, konsideron se disa vendime janë marrë shumë ngadalë, si në aspektin e rinovimeve, rastet e Thomas Müller, i cili tashmë e ka rinovuar kontratën e tij, ndërkohë që Manuel Neuer dhe Robert Lewandowski, nuk e kanë bërë ende këtë.

Vonesa në rinovimet, sipas Nagelsmann, ka krijuar shqetësim në kontigjentin e lojtarëve në skuadër. Dhe vonesa në marrjen e vendimeve për transferime ka çuar në humbjen e opsioneve ndaj disa lojtarëve interesantë.

Pasi mësoi se Niklas Süle nuk do të rinovonte me Bayernin, pasi do të shkojë në Dortmund si lojtar i lirë, Nagelsmann mendoi se i duhej edhe një qendërmbrojtës dhe Schlotterbeck ishte kandidati perfekt.

Por drejtori Salihamidzic, mendon se me Dayot Upamecano, Lucas Hernández, Tanguy Nianzou dhe Benjamin Pavard, i cili zakonisht luan në krahun e djathtë, janë alternative të mjaftueshme për qendrën e mbrojtjes bavareze.

Një rast tjetër i pakënaqësisë është ai i Serge Gnabry, i cili, duke pasur parasysh fokusin e klubit në zgjatjen e kontratave të tjera, si ato me Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich, duket se ka ndjerë se nuk është vlerësuar sa duhet dhe ende nuk ka arritur një marrëveshje me klubin për të zgjatur kontratën që i skadon në vitin 2023.

Drejtori sportiv Salihamidzic kishte pasur tensione edhe me paraardhësin e Nagelsmann, trajnerin aktual të Gjermanisë, Hansi Flick, i cili u largua në përfundimin e kontratës së tij.

B.T (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport administratorin e bayern munichut hasan salihamidzic humbja e zhurmshme e bayern munichut të falënderoj edhe julian nagelsmann administratorin e bayern munichut hasan salihamidzic humbja e zhurmshme e bayern munichut të falënderoj edhe julian nagelsmann

Sondazh

Poll